Connect with us

Ferizaj

Mbahet debat publik për hartat zonale me njohës të fushës së ndërtimit

Published

on

Debati publik rreth hartimit të hartave zonale të komunës së Ferizajt vazhdoi sot, kryesisht me njohës të fushës së ndërtimit. Drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu, para të pranishmëve propozoi disa ide që vlerëson se janë të domosdoshme për t’u inkorporuar në këtë dokument.

“I kam disa ide që koeficientin e ndërtimit me kushtëzu me sipërfaqe të parcelave, unë  e kisha kufizu kënaqshëm 45 %, pastaj e kisha nda me sipërfaqe të shfrytëzimit të tokës, shembull 20 ari me qenë minimum, mirëpo tash prej 20 arit me qenë koeficineti në rritje, shembull në 20 ari koeficienti me qenë 4, në 30 ari koeficienti 5, me këtë i kishim eliminu edhe pengesat e banorëve të cilët po bëjnë ndërtime në 1-2 ari, ose ata që kanë pak ari mos me i vu kushte investitorit, le të mbetet me 5 apo 10 ari, por le të dihet se nuk mundet me ndërtu më, le të mbetet me 20 ari, por koeficientin do e ketë 4 dhe kështu do të bëhet interesi i të gjithëve me u bë 70 ari dhe kështu koeficienti me u bë 7”, tha Aliu.

Propozimet e tyre i paraqitën edhe njohësit e fushës së ndërtimit që morën pjesë më këtë diskutim publik.

“Rrugët paralele janë rrugë 6 metra dhe vija ndërtimore e përparme, prapa dhe anësore besoj se duhet me u trajtu me kujdes pasi vijmë tek fenomeni siç është në rrugën “Sejdi Sejdiu” ku nuk e kap as dielli”, tha një pjesëmarrës.

 “Të gjithë po ndalemi tek një ndërtesë, ndërsa fare nuk po e përmendim një bllok banimor në bllokun urban, se kemi caktuar sa ndërtesa formojnë një bllok banimor, të gjitha këto fare nuk i kemi marrë që me iu fut hartave zonale, ndërsa koeficientin kisha dashur ta heqim prej rendit të ditës pasi është keqpërdor shumë, ne që merremi me këtë punë e dimë mirë sa është gjerësia e një objekti banimor, e dimë që nuk ka shans 60% i saj, ndërsa profilet e rrugës me largësi diktohen automatikisht, sa është lartësia aq dhe duhet të jesh i larguar nga rruga”, tha Arsim Murseli.

“Forma dhe dukja e fasadave është një linjë pothuajse e njëjtë në secilën formë ku thuhet se fasada duhet me qenë ngjyrë e bardhë dhe forma katore, me këtë nuk pajtohem, besoj se duhet me u ndryshu pasi fasada në zonat urbane duhet me iu përshtat dizajnit urban të asaj lagjeje, pra në bazë të parcelave fqinje”, tha një tjetër pjesëmarrës.

Ndërsa, nga Ministria e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor treguan obiligimet që ka komuna e Ferizajt në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm për qytetin.

Pas secilës fazë jeni të obliguar ashtu siç e parasheh ligji të organizoni punëtori 2-3 ditore dhe të shtjellohen të gjitha problemet që i keni në komunë, besoj se edhe materialin nuk e ka pas askush këtu që të japin sugjerime, kështu që në bazë të ligjit ju sugjeroj që pas secilës fazë të organizoni punëtori”, tha Suzana Goranci nga MMPH.

Qytetarët e komunës së Ferizajt kanë kohë edhe 10 ditë t’i paraqesin propozimet e tyre për hartimin e hartave zonale.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending