Connect with us

Ferizaj

Ashensori i komunës i lejuar vetëm për zyrtarë

Published

on

Me një investim që qeveria lokale e Ferizajt asnjëherë nuk është bërë rehat, është ashensori që ndodhet në objektin e komunës. Gjatë pushtetit të kaluar, ky ashensor një ditë punonte e një javë jo, ndërkaq sivjet ky mjet i domosdoshëm për zyrtarë e qytetarë, po funksionon pjesërisht. Për ta shfrytëzuar atë duhet të jesh VIP, sepse  administrata komunale ka paraparë që për t’u ngjitur lartë me ashensor duhet të kesh kartelë të veçantë. Zëdhënësi i komunës Selim Marevci, thotë se kjo është e përkohshme derisa mjeshtërit ta vërtetojnë që ai është në gjendje të përballoj fluksin e qytetarëve që hyjnë dhe dalin nga ashensori.

“Arsyeja pse ashensori funksionon vetëm me çip kartela është sepse jemi në fazën testuese të tij, pasi që dihet në fillim kur kemi ardhur në pushtet ashensori s’ka funksionuar për shkak të problemeve që ka pasur, prandaj tani mirëmbajtësit e tij kanë bërë disa rregullime dhe po presim se sa është definitiv rregullimi i tij. Ndryshe, zyrtarët e kateve më të larta janë pajisur me këto kartela, ndërsa punëtorët e sigurimit që qëndrojnë te porta i kanë kartelat dhe u shërbejnë palëve që janë të interesuara për të kryer punë në komunë me ashensor, ata janë gjithmonë aty dhe po bëjnë asistimin e personave që kanë nevojë për ashensor”, u shpreh Marevci.

E, derisa komuna do ta rregulloj ashensorin e vet, punëtorët e sigurimit po e kryejnë edhe këtë punë, duke i ndihmuar palët për t’u ngjitur lartë, e ata që s’kanë dijeni që ashensori lëviz vetëm me çip dhe nuk kërkojnë ndihmë nga punëtorët e sigurimit, detyrohen që punët në komunë t’i kryejnë duke ia mësyer shkallëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending