Connect with us

Ferizaj

Diskutohet strategjia komunale për personat me aftësi të kufizuara

Published

on

Në sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt, është prezantuar drafti i strategjisë komunale për personat me aftësi të kufizuara dhe plani i veprimit, përmes së cilëve synohet realizimi i të drejtave të kësaj kategorie të shoqërisë.

Përfaqësues të shoqatës “Handikos” në Ferizaj, thanë se ky draft dokument përmban disa objektiva strategjike, të cilat nëse do të zbatohen, do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së këtyre personave.

“Objektiva e parë strategjike ka të bëjë me arsim dhe zhvillim profesional, rregullimi i qasjes fizike në shkollat të cilat frekuentojnë personat me aftësi të kufizuar, rritja e shërbimeve mbështetëse, do të thotë, asistentë në institucionet arsimore, objektiva e dytë ka të bëjë me shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, është zgjerimi dhe përmirësimi në shërbimet mjekësore rehabilituese dhe sociale për personat me aftësi të kufizuar, objektiva e tretë ka të bëjë me aftësim profesional  dhe punësim, krijimi i kushteve dhe mundësive të barabarta për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, ndarja e granteve për vetëpunësim të personave me aftësi të kufizuar dhe ofrimi i punës praktike për personat me aftësi të kufizuar”, tha Gresa Behluli nga “Handikos”.

Në këtë diskutim publik që ishte thirrur për të marrë rekomandimet e qytetarëve, vërejtje dhe sugjerime dhanë vetëm dy persona, njëri nga ta zyrtar komunal.

“Në këtë draft shkruan se llogaritet se në Ferizaj janë diku 1800 persona me aftësi të kufizuar, mendoj se këto përllogaritje nuk janë të sakta, pasi në komunën e Ferizajt besoj se numri i tyre është mbi 25 mijë banorë me aftësi të kufizuar të të gjitha kategorive”, tha një pjesëmarrës në diskutim.

“Përpos strategjive që janë të shumta në të gjithë vendin, ndoshta është e rëndësishme të bëhet edhe një listë prioritare apo një listë e aktiviteteve vjetore që duhet të shënohen nga komiteti i personave me nevoja veçanta në mënyrë që të ketë efekt direkt zbatimi i kësaj strategjie dhe mos të mbetet vetëm një dokument në letër”, tha Albion Sherifi.

Strategjia komunale për personat më aftësi të kufizuara dhe plani i veprimit, do t’i dërgohen Kuvendit Komunal të Ferizajt për miratim në seancën e radhës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending