Connect with us

Ferizaj

Tenton grabitjen me pistoletë plastike

Published

on

Rastet kur grabitësit tentojnë vjedhjen përmes pistoletave drejtuar punonjësve të dyqaneve apo institucioneve tjera financiare, nuk janë të rralla në Kosovë, por as në Ferizaj. Një pistoletë plastike e përdorur në një rast të tentimit të një grabitjeje ishte shkak që një ferizajas të arrestohet. E gjithë ngjarja e ndodhur dje në njërën nga pikat e ”Capital Ria” në rrugën ”Bajram dhe Gursel Sylejmani” në Ferizaj, rrëfehet nga punëtorja e kësaj pike për transferimin e parave, Fatmire Karaliti.

“Ka ardhë i maskuar me një shallë edhe unë në atë moment kam menduar se koha e ftohtë dhe nuk më është dukur diçka tragjike, më pas kur është afruar më tha qiti krejt paratë çka i ki, i thashë që nuk kam para dhe u mundoja të sillem në mënyrë të butë me të, thashë po e thërras shefin dhe ai i sjellë paratë, unë e kam thirrë shefin  dhe e kam lënë në lidhje telefonin dhe ai  e ka dëgju se si është puna, por prapë unë mendoja që ndoshta nuk është duke e kuptu se çka po ndodhë, ai tentoi me ma kap telefonin dhe ma ka drejtu armën, por unë jam mundu me të gjitha forcat e mia me rezistu, mandej ka ardhë vëllai i shefit e atëherë jam ndjerë rehat”, tha Karaliti.

Karaliti, tregon se grabitësi kishte tentuar të përdorë edhe dhunë fizike ndaj saj.

“Ka tentu me i mëshu derës, unë e kam pas çantën time afër dhe në një moment e ka kapur çantën e ka ngre, por është këput, unë vet kam qenë në atë kohë, ai e mbylli derën e lokalit, tentonte me më mëshu, por unë prapë u mundojsha me u sillë mirë me të”, tha Karaliti.

Ndërsa, në Policinë e Ferizajt thanë se grabitësi 29 vjeçar është duke u mbajtur në Stacionin Policor, në bazë të urdhërit të prokurorit.

“Dje rreth orës 10:30 minuta në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani’’ është raportuar një rast për tentim grabitje. Policia menjëherë ka dalë në  vend të ngjarjes dhe falë gjeturisë së pronarit të asaj pike për këmbim parash, Policia e ka arrestuar të dyshuarin 29 vjeçar në vendin e ngjarjes, më pas është intervistuar i dyshuari, është bërë kallëzim penal dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është 48 orë në mbajtje policore deri në hapat e mëtutjeshëm para drejtësisë. Është e vërtetë se në fund ka rezultuar se arma ka qenë plastike, por kjo nuk e përjashton nga përgjegjësia penale”, tha Gashi.

Merret vesh se grabitësi nuk është mirë mentalisht.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në Ferizaj u shqiptuan 1370 gjoba trafiku

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt në periudhën njԯ javore nga 22 deri më 28 prill 2024, ka shqiptuar 1370 gjoba trafiku derisa  ka hequr edhe 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 29 aksidente, ku katër prej tyre ishin aksidente me lëndime, 18 persona të lënduar si dhe 15 aksidente me dëme materiale.

Continue Reading

Trending