Connect with us

Ferizaj

Përkujtohen dëshmorët Astrit Bytyqi, Besim Qarri dhe Hysni Kajtazi

Published

on

Në 20 vjetorin e rënies, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj, janë bërë homazhe në përkujtim të dëshmorëve Astrit Bytyqi, Besim Qarri dhe Hysni Kajtazi.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyqi, i cili është edhe babai i dëshmorit Astrit Bytyqi, tha se këtë përvjetor më të veçantë e bën formimi i Ushtrisë së Kosovës.

“Sot jam më i emocionuar, pasi u bë Ushtria jonë edhe pse për mua gjithmonë ka qenë ushtri, por sot e kemi edhe në letër dhe tani ka kush e mbron Kosovën, një pjesë e amanetit të dëshmorëve po përmbushet, ndërsa pjesa kruciale ka mbetur të përmbushet me kohë duke u angazhuar dhe duke punuar për vendin”, u shpreh Bytyqi.

 “Edhe pas 20 viteve jemi krenarë si familje, këtë ditë po jemi edhe më krenarë pasi u bë Ushtria e Kosovës, na vjen mirë që në këtë përvjetor po shoh qytetarë e miq që kanë ardhur të na nderojnë”, tha Agron Kajtazi, vëllai i dëshmorit Hysni Kajtazi.

Kurse, kryetari i Ferizajt Agim Aliu, tha se sakrifica dhe ëndrra e kahmotshme e popullit tonë u realizua sot me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Është ditë e përzgjedhur, është ditë që tregon përpjekjet, që tregon sakrificat dhe përmbledh histori të gjata flijimesh dhe është ditë ku më në fund ai flijim, ajo ëndërr e shumë të rënëve për liri qoftë me pushkë në dorë, qoftë afër saj sublimohet në atë që ishte ëndërr, pra në Ushtrinë e Kosovës. Me këtë rast, ne përulemi para heronjve dhe dëshmorëve tanë, para invalidëve, veteranëve, martirëve dhe gjithë atyre që kanë sakrifikuar me dekada e shekuj që ne të vijmë në këtë ditë, po ashtu  në këtë ditë ne falënderojmë edhe miqtë tanë të përjetshëm në këtë rast SHBA-në, popullin amerikan dhe shtetet e Bashkimit Evropian që treguan se janë me ne”, tha Aliu.

Dëshmorët ferizajas Astrit Bytyqi, Besim Qarri dhe Hysni Kajtazi, ranë në betejën e 14 dhjetorit të vitit 1998, në kufirin shqiptaro-shqiptar, në vendin e quajtur Likenet e Hasit, ku ishin pjesë e formacionit luftarak të UÇK-së, në krye me komandantin Mujë Krasniqi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending