Connect with us

Ferizaj

2-5 mijë euro grante për bizneset ferizajase

Published

on

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Zekir Bytyqi, ka paraqitur sukseset dhe sfidat me të cilat është ballafaquar drejtoria që ai udhëheq gjatë vitit 2018 .

Drejtori Bytyqi, theksoi se gjatë këtij viti janë regjistruar 100 biznese më shumë krahasuar me vitin paraprak, si dhe janë evidentuar 200 të punësuar më tepër sesa në vitin e kaluar.

“Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit këtë vit fokus të veçantë i ka kushtuar krijimit të Zonës Ekonomike, si dhe funksionalizimit të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Një indikator i mirë për zhvillim të sektorit të biznesit në këtë vit është regjistrimi i 816 bizneseve të reja me 1 mijë e 284 punëtorë. Gjatë këtij viti filluam procedurat për themelimin e Zonës së parë Ekonomike në Ferizaj, është marrë vendim për themelimin e Zonës Ekonomike në Babush. Objekti i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë tani është në fazën e renovimit dhe po merr formën e një qendre të zhvillimit ekonomik. Kemi siguruar fondin e buxhetit të vitit 2019 nga Ministria e Mjedisit për investim në zonën e fenomenit ”Bifurkacioni”, tha Bytyqi.

Bytyqi, njoftoi se nga sot do të nis së zbatuari platforma e cila ka për qëllim të ndikoj në rritjen e numrit të të punësuarve përmes subvencionimit direkt të bizneseve.

“Nga sot fillon të realizohet edhe një premtim i kryetarit Aliu ai i implementimit të platformës për përkrahjen e bizneseve të quajtur “Fondi i Punësimit”, platformë që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e punësimit përmes subvencionimit direkt të bizneseve, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës dhe fuqizimin e bizneseve në fushën e prodhimit në komunën e  Ferizajt. Nëpërmjet këtij projekti ne do të ofrojmë  pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të rrisin biznesin e tyre. Vlera e një granti për një përfitues do të jetë 2 deri në 5 mijë euro shumë kjo e cila përfshinë edhe investimin nga përfituesit prej 20%. Në javën e parë të janarit do të ketë edhe sesion informues në sallën e Kuvendit të komunës së Ferizajt, andaj bëjmë thirrje publike për aplikim të bizneseve ferizajase” tha drejtori Bytyqi.

Bytyqi u zotua për mbështetje të bizneseve prodhuese, veçanërisht tani pas vënies së taksës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending