Connect with us

Ferizaj

Paraqitet puna një vjeçare e Kuvendit Komunal

Published

on

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, në një konferencë të thirrur për media, pasqyroi punën një vjeçare të Kuvendit Komunal, ku tha se gjatë këtij viti janë mbajtur 11 seanca dhe janë aprovuar 109 vendime të ndryshme. Arritjen më të madhe në historinë e Ferizajt, ajo e konsideroi emërimin e saj në këtë pozitë, duke u bërë kështu femra e parë që udhëheq me legjislativin.

 “Vendimet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt të vitit 2018 do të mbahen mend nga gjenerata në gjeneratë si vendime shumë të rëndësishme dhe jetike për qytetarët tanë, si vendimi për Spitalin regjional, vendimi për varrezat e qytetit të Ferizajt, vendimi për themelimin e Muzeut të Kujtesës, ku më në fund familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranët do të kenë mundësi t’i ruajnë kujtimet dhe të prezantojnë vlerat e luftës duke iu ofruar qytetarëve të njohin të kaluarën e lavdishme të luftës së fundit të popullit tonë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kuvendi i Komunës së Ferizajt për herë të parë ka filluar së zbatuari dispozitat ligjore të ligjit për vetëqeverisje lokale sa i përket planifikimit të punës së Kuvendit duke miratuar planin e punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2018,  konsideroj që kemi arritur ta përmbushim me sukses mbi 90% të planit”, tha Gashi-Bytyqi.

Gashi-Bytyqi, tha se të gjitha rregulloret e miratuara në Kuvend janë hartuar në bashkëpunim me qytetarët të cilët kanë marrë pjesë nëpër tubimet publike.

“Aktet dhe rregulloret komunale janë formësuar në bazë të kërkesave të qytetarëve të komunës sonë, para se të dalin në Kuvend për t’u miratuar kemi mbajtur diskutime publike me qytetarët ku të gjitha kërkesat, vërejtjet dhe propozimet e tyre janë inkorporuar. Të gjitha këto akte dhe rregullore proceduralisht kanë kaluar edhe përmes komisionit për hartimin e akteve juridike dhe konsultave me përfaqësuesit e të gjitha partive politike të përfaqësuara në KK. Për herë të parë Kuvendi i Komunës së Ferizajt, ka diskutuar për peticione të qytetarëve, ku besoj se është një fillim dhe dëshmi e mirë në rritjen e transparencës dhe besueshmërisë ndaj institucionit më të lartë legjeslativ. Ju kemi përmbajtur të gjitha rekomandimeve të MAPL dhe ministrive të linjave në lidhje me shqyrtimin dhe rishqyrtimin e vendimeve, jo vetëm të kësaj legjislature, por të gjitha vendimet e legjislaturave të tjera të cilat nuk janë rishqyrtuar asnjëherë”, u shpreh ajo.

Sa i përket vendimeve të nivelit qendor që po bien në duart e asamblistëve para se të shkojnë në adresë të saj dhe të kryetarit Aliu, kryesuesja Gashi-Bytyqi e pranoi se një gjë e tillë ka ndodhur edhe kur PDK-ja ishte në opozitë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending