Connect with us

Ferizaj

Shënohet 40 vjetori i klubit të futbollit ”Tefik Çanga”

Published

on

I themeluar në vitin 1978 në fshatin Tërrn të Ferizajt, klubi i futbollit “Tefik Çanga”, ka festuar 40 vjetorin e themelimit të tij.

Në një ceremoni të organizuar nga këshilli organizativ i klubit” Tefik Çanga”, ky klub u shqua për rezistencën që tregoi gjatë këtyre dekadave.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, tha se derisa klubet tjera në kohëra të vështira i ndërprenë aktivitetetet e tyre, një gjë të tillë nuk e bëri klubi i futbollit “Tefik Çanga”.

“Tefik Çanga ka ekzistuar edhe atëherë kur ka qenë më së vështiri dhe nuk e ka ndërprerë aktivitetin e vet dhe më vjen mirë që ekziston një përkushtim i tillë nga banorët e këtij fshati ku shihet se ka përkushtim nga të gjithë dhe besoj se do të ketë ngritje edhe më tej. Ne do të jemi afër gjithsesi dhe do t’u mundësojmë  brenda mundësive tona që këtë klub ta ndihmojmë”, tha Agim Ademi.

Kurse, kryetari i klubit të futbollit ”Tefik Çanga”, Gafurr Ibrahimi, duke falënderuar ata që kanë kontribuar në mbajtjen gjallë të këtij klubi, u shpreh i bindur se sukseset nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen.

“Falëndroj të gjithë që kanë mbështetur klubin për gjithë këto dekada, e ardhmja do të jetë edhe më e ndritur për klubin tonë dhe shpresoj se nuk do të mungoj asnjëherë përkrahja”, tha Ibrahimi.

Në shënimin e këtij përvjetori të pranishëm ishin edhe familjarë të heroit Tefik Çanga, emrin e së cilit e mban ky klub futbollistik.

“Tefik Çanga varrin e ka në Tiranë, por gjakun e ka në Kosovë, pra ne si familje gjaku na thërret dhe ne vijmë këtu tek gjaku jonë. Ky klub me gjithë vështirësitë që ka pasur vazhdon të funksionoj dhe ne si familje jemi të nderuara dhe gjithmonë do jemi prezent”, tha Burhan Çanga.

“Unë kam marrë vesh për këtë klub rastësisht, më pas më bëri të vëmendshëm Gafurr Ibrahimi për ekzistencën e klubit dhe për mua është kënaqësi që ju keni respektuar figurën e personit, por dhe vet keni krijuar një jetë sociale përmes sportit, unë do të angazhohem që të mbështes skuadrën dhe unë do të jem i hapur për çdo lloj gjëje që unë mund të ndihmoj fshatin dhe skuadrën”, tha  Florian Çanga.

Në këtë organizim të shënimit të 40 vjetorit të klubit futbollistik të fshatit Tërrn, u prezantua edhe një dokumentar i cili shpalosi historikun e këtij klubi, përgatitur nga Hekuran Ibrahimi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Trending