Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze Grammy, që jepen nga asociacioni i botuesve muzikorë të SHBA-ve , mbrëmë në Los Angeles të Kalifornisë (sot sipas kohës lokale të Kosovës) u nderua me çmimin “The Best New Artist” (Artisti më mi mirë i ri), ndërsa Grammy-n e dytë e fitoi në kategorinë e inçizimit më të mirë për vallëzim (Best Dance Recording) me këngën “Electricity”, një bashkëpunim i saj me me Silk City dhe Mark Ronson. Në fjalimin e saj gjatë pranimit të çmimit Grammy, Dua Lipa u dha kurajo të gjithë artistëve, pa marrë parasysh se prej nga vijnë, që të mos ndalen, por që të synojnë kulmin e arritjeve në jetë:
“ Jam shumë e nderuar që isha e nominuar këtë vit së bashku me aq shumë artiste pabesueshëm të mira. Mendoj se këtë vit vërtetë dolëm përpara. Dua tua dërgoj në falenderim të madh fansave të mi, të cilët më kanë mundësuar që unë ta nxjerr verzionin më të mirë të vehtes time, ju dua shumë… Dua ta falenderoj ekipin tim, që ishin pranë meje, dua ta falenderoj Benin, Xhulesin, Oskarin, Uendin, Hanan, Kathin, Kirdesin dhe Grejsin, që kanë punuar pandarë, që ishin pranë meje. Dua ta falenderoj familjen time e cila është sonte këtu me mua.. Zoti im.. Jam shumë e shqetësuar , e ngazëllyer dhe aq mirënjohëse. Një gjë të cilë dua ta them është se të gjithë ata që akoma nuk e kanë kuptuar se të veçantë mund të jenë me tregimin më ndryshe që e kanë, me prejardhje tjetër, një emër që i nderon rrënjët e veta, sepse pa marrë parasysh prej nga vini, ose në çka besoni, mos lejoni asgjë të ju pengojë juve dhe ëndrrës suaj, sepse ju e meritoni! ”
Photo by Chelsea Lauren/REX/Shutterstock (10095021ah) Dua Lipa – Best New Artist, Best Dance Recording – “Electricity” 61st Annual Grammy Awards, Press Room, Los Angeles, USA – 10 Feb 2019
Në ceremoninë Grammy, me çmime për veprimtari muzikore gjatë
vitit 2018 ndër të tjerë u nderuan:
Albumi i vitit:
Kacey Musgraves – Golden Hour
Inçizimi i vitit: Childish Gambino – This Is America
Artisti i ri më i mirë: Dua Lipa
Kënga më e mirë: Childish
Gambino – This Is America
Albumi më i mirë
Pop Vokal: Ariana Grande – Sweetener
Albumi më i mirë RAP:
Cardi B – Invasion of
Privacy
Kënga më e mirë RAP: Drake – God’s Plan
Dueti më i mirë: Lady
Gaga dhe Bradley Cooper – Shallow
Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë sot detyrën e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s. Me një ceremoni solemne në selinë e aleancës në Bruksel, Rutte ka filluar mandati i ri në të cilin e zëvendëson Jens Stoltenbergun pas mandatit 10 vjeçar të tij në krye të kësaj aleance më të madhe ushtarake në botë.
Në konferencën e parë për media si sekretar i NATO-s, si prioritete kryesore Rutte përmendi forcimin e aleancës në reagimin kundrejt sfidave dhe rreziqeve të përbashkëta, ndihma për Ukrainën dhe përballja me sfidat globale.
Sipas tij, rol kyç për aleancën veri-atlantike ka edhe bashkëpunimi me vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-të si në forcimin e brendshëm ashtu edhe për mbështetjen e Ukrainës.
Mark Rutte deri në marrjen e detyrës së re, shërbeu si kryeministër i Holandës në periudhën 2010 -2024.
Një përleshje fizike mes deputetëve ka ndodhur më 13.06.2024 në parlamentin e Italisë.
Siç raporton Zëri i Amerikës, Leonardo Donno, deputet i Lëvizjes “5 Yje”, po përpiqej t’i vinte flamurin italian ministrit për Çështjet Rajonale, Roberto Calderoli gjatë një diskutimi mbi projekt-ligjin e diskutueshëm të qeverisë në lidhje me autonomitë lokale.
Incidenti mes këtyre dyve u shndërrua në përleshje masive mes deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare derisa bëhet e ditur se njëri nga pjesëmarrësit në përleshje është larguar nga parlamenti në një karrige pacientësh.
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një atentat pasditen e sotme.
Fico, 59 vjeç, u dërgua në spital pasi ndaj tij u shkrepën katër plumba në stomak dhe gjoks në ngjarjen që ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.
I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë pas të shtënave, raportuan gazetarët të cilët ishin në përcjellje të një aktiviteti të Ficos me mbështetësit .
Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023