Connect with us

Ferizaj

Dëshmitari Musa: Na u prezentuan dy peticione

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj ish- drejtorit të Urbanizmit Faik Grainca, i cili dyshohet se gjatë procesit të Planit Zhvillimor Komunal, ka bërë flasifikim të dokumentit zyrtar dhe ka keqpërdorur pozitën zyrtare, në rastin e shqyrtimit të ankesave dhe peticioneve të qytetarëve të rrugës “Astrit Bytyqi”.
 Në këtë sesion, në cilësinë e dëshmitarit është deklaruar një anëtar tjetër i komisionit të PZHK-së,  Basri Musa, i cili tha se në mbledhjet e komisonit janë shqyrtuar vetëm dy peticione të kësaj rruge dhe jo peticione të tjera.

 “A ka pasur peticione prej banorëve të rrugës “Astrit Bytyqi?”, – pyeti prokurori i rastit Arben Ismajli.
“Kam ndëgju që ka pasur peticione dhe na u janë prezantuar dy peticione për dhe kundër, kompania dhe stafi na e kanë prezantuar në mënyrë vizuele, peticionin  me mbi 150 nënshkrime që kanë qenë për ndërtimit kolektiv, dhe 50-60 për banim individual.” – u përgjigj dëshmitari Basri Musa
“Këto peticione a janë paraqitur vetëm si numër, apo në mënyrë detale?” -vazhdoi me pyetje prokurori
“Unë për veti si numër i kam pa, se personalisht nuk më ka interesu.” – u përgjigj dëshmitari Musa.

Dëshmitari Musa, deklaroi se në raportin final, ai vetëm është nënshkruar dhe nuk e ka analizuar se çka po nënshkruan.

 “Diku gjysmë ore pa përfundu takimi kam ardhur, si dhe Ismajli kolega tjetër, nja 10 minuta para përfundimit të takimit, veç e kemi nënshkruar praninë që kemi qenë aty, dhe është folur aty, kanë qenë kallabllik, në zyre të drejtorit kemi qenë.”
“A të kujtohet data a ka qenë më 09.08.2017, apo tjetër datë?”, – parashtroi pyetje i dëmtuari Haliti.
“Nuk më kujtohen datat. ’- u pergjigj dëshmitari Musa.
“Atë vendim a ta ka tregu dikush, atë ditë, vendimin e inspektoratit si anëtar i komisionit?”,- pyeti i dëmtuari Haliti.
“Jo nuk më kujtohet!” – tha Musa
“A e ke lexu se çka shkruan në procesverbal?”, – pyeti i demtuari Haliti.
“Unë thashë se në takimin e fundit siç po thoni, tregova që kam qenë me vonesë dhe e kam nënshkruar si prezent që kam qenë në atë takim dhe nuk e kam lexuar e analizuar asnjëherë!”,- tha dëshmitari Musa
Në pyetjen e palës së dëmtuar se a i kanë rishqyrtuar peticionet një nga një, dëshmitari Musa tha se ai personalisht nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Skender Baftiu në seancën e 5 marsit ka deklaru se komisioni një për një peticionet i ka riqshyrtu. A i keni shqyrtuar ju një për një peticionet me anëtarët tjerë të komisionit? – Përsëriti pyetjen Haliti
“Jo, unë s’kam qenë një për një, por komisioni i ngushtë ata kanë punuar rregullisht, se unë s’kam qenë ndonjë person kyç aty.” – U pergjigj dëshmitari Musa.

Prezenca e ekipit raportues të Televizionit Tema në shqyrtimin gjyqësor ndaj Faik Graincës, si duket po i pengon të akuzuarit, pasiqë sipas tij,  ky televizion çdo mbrëmje jep raporte nga gjykimi kundër tij, dhe se ai ndihet i diskriminuar në raportimet  e këtij mediumi.  Grainca poashtu kërkoi nga gjykata masa mbrojtëse nga raportimi i ekipit të TV TEMA, sepse, sipas tij, ky televizion po i frikëson dëshmitarët.

“Unë nuk di ndonjë rast të vetëm që bëhet ndonjë fushatë nga ndonjë televizion sic bëhet nga TV Tema ndaj meje. TV Tema për cdo mbrëmje dhe dy herë në javë tani jep raporte nga ky gjykim duke  e transmetuar fjalën e dëshmitarëve, duke  e transmetuar  fjalën e të dëmtuarve gjojase, dhe unë mendoj se ka shkatuar një kaos, dhe qëllimi është për të krijuar një bindje të opinionit se këtu nuk është duke u mbajtur një gjykim i drejtë dhe tjetër që ka për qëllim t’i friksojë dëshmitarët”, – deklaroi Grainca.

Për hir të objektivitetit ndaj opinionit, ia rikujtojmë të akuzuarit Faik Grainca, se raportimi i fundit i  TV TEMA nga ky gjykim ka qenë më datë 5 mars 2019, dhe se nuk qendrojnë deklarimet e tij të dhëna sot në Gjykatë.  Pra janë bërë 26 ditë, që kur TV TEMA  ka raportuar së fundi nga ky proces gjyqësor ndaj tij, edhepse vullneti i ekipit ekziston që ky gjykim të përcillet në detaje edhe më të vogla.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues refuzoi kërkesën e banorëve të rrugës “Astrit Bytyqi”, që të vendoset një masë e sigurisë në vendin ku po bëhet ndërtimi i një objekti të lartë. Seanca e radhës ndaj ish-drejtorit të urbanzimit dhe dy të akuzarve të tjerë, do të mbahet më 6 dhe 8 maj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending