Connect with us

Ferizaj

Dëshmitarët mohojnë se kanë shqyrtuar peticione

Published

on

Bekim Idrizi, ishte dëshmitari i cili u mor në pyetje gjatë paraditës së sotme në seancën gjyqësore që po mbahet në Gjykatën e Ferizajt, në gjyqin ndaj ish-drejtorit të urbanzimit të Ferizajt, I cili akuzohet  se ka falsifikuar dokument zyrtar dhe ka keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë miratimit të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt.

Dëshmitari Idrizi, si anëtar i komisionit për hartimin e këtij plani dhe për shqyrtimin e ankesave, tha se ai në këtë komision ka qenë koordinator nga Drejtoria e Pronës , Kadastrit dhe Gjeodezisë për të dhënë kontributin e tij në këtë dokument të rëndësishëm komunal. Por përkundër që ishte koordinator, Idrizi disa herë u deklarua se nuk ka parë peticione të qytetarëve që kanë ardhur për PZHK-në dhe se nuk ka qenë shqyrtues i tyre, edhepse në raportin dhe procesverbalin e shqyrtimit të peticioneve gjendet edhe nënshkrimi i tij. “Peticionet veç çka kam ndëgju për peticione” –dësmoi Idrizi.

“A janë shqyrtu peticionet e qytetarëve në mbledhjen e komisionit?”, parashtroi  pyetje prokurori Cerkini.

 “Jo prokuror, ne kemi marrë pjesë për PZHK, dhe nuk po di çfarë peticione aty janë shqyrtu, kur ata kanë ligjëru zyrat e Urbanzimit unë nuk di” – u përgjigj Idrizi.

“A janë shqyrtu peticionet e qytetarëve kur ti ke qenë prezent?”- e precizoi pyetjen prokurori.

“Jo. ” – përsëriti edhe një herë Idrizi.

Idrizi deklaratën se nuk kanë shqyrtuar peticione të qytetarëve e përsëriti disa herë, duke thënë se nuk e di arsyeshmërine dhe bazën e miratimit të PZHK-së. Krejt në fund të seancës, pasi i akuzuari Grainca i lexoi atij procesverbalin e fundit të shqyrtimit të peticioneve, dëshmitari dha deklaratë kunderthënese, duke deklaruar se i kujtohet ky tekst.

“Më datën 09.08, ke marrë pjesë në një takim që është mbajt në zyrën time të komisionit, aty kemi shqyrtuar disa kërkesa dhe peticione dhe një përgjegjje e kemi thënë kësi soji: Komisoni është i mendimit se rruga “Astrit Bytyqi” pas lidhjes së saj me magjistralen Prishtinë -Shkup ka fituar në peshë ku mund të zhvillohet biznesi dhe rritet vlera e tokës, po ashtu një arsye tjetër është se në të njejtin kategorizim kemi paraparë edhe rrugët e kategorisë së njejtë sic është rruga “Rexhep Bislimi ” etj, po ashtu kam paraqitur edhe dy peticione. A të kujtohet kjo përgjegjje?” – pyeti i akuauzari Grainca.

“Po.”, – u pergjigj dëshmitari.

Dëshmitari Idrizi, tha se ai përmbledhjen e draftit të PZHK-së e ka nënshkruar i vetëm në një zyrë ku është thirrur nga menaxheri i projektit Skender Baftiu, dhe jo në mbledhje së bashku me anëtarët e tjerë.

“Takimet kanë qenë të rëndomta, kompania ka ligjëru me sllajde, kanë vazhdu disa javë, mirëpo sa i përket nënshkrimit të të gjitha këtyre i kam dhënë në zyrën projektuese jashtë mbledhjes“- tha dëshmitari.

Pas Idrizit, në pjesën e dytë të seancës, dëshminë e vazhduan dy anëtarë të tjerë të komisionit, Hazbije Murseli dhe Musa Ibishi, ngjashëm sikurse një numër i madh i dëshmitarëve të tjerë që dëshmuan më herët gjatë këtij procesi, thanë se ata asnjëherë nuk kanë shqyrtuar peticione të qytetarëve dhe se asnjëherë nuk kanë nënshkruar ndonjë procesverbal apo raport final të shqyrtimit të peticioneve por vetëm pjesëmarrjen, dhë këtë e përsëritën gjatë gjithë kohës, edhe përkundër që verifikuan nënshkrimet e tyre në këto raporte.

 “Veç pjesëmarrjen e kam nënshkruar, kurrë as peticion nuk kam parë, unë nuk kam nënshkruar, s’i kam pa vetëm pjesëmarrjen e kam nënshkruar“, deklaroi dëshmitarja Murseli.

“Në proces shkruan se janë rishqyrtuar peticionet, përvec pjesëmarrjes a ke nenshkru edhe në fletë kur e ke parë paraprakisht procesin e shënuar se cka ka rrjedh në atë mbledhje?” – pyeti i dëmtuari Bekim Haliti.

“Nuk më kujtohet që ka pasur proces, nuk më kujtohet që kam nënshkru proces“,- tha Murseli.

“A i keni shqyrtu një për një peticionet?”, – pyeti Bekim Haliti.

“Unë e ceka, peticion nuk kam shqyrtu se nuk është në domenin tim, kam qenë vetëm nga drejtoria e buqësisë për këtë lami kam qenë“,- u përgjigj Murseli.

“Në dy mbledhje që i keni mbajtë si komision apo si koordinatorë, që janë shqyrtu vetëm ankesat dhe peticionet?” – I dëmtuari i parashtroi pyetje dëshmitarit të radhës Musa Ibishi.

 “Në mbledhjen e fundit, nëse është fjala që u përmend në gusht, aty e kam qitë nënshkrimin si pjesëmarrës a nuk kemi shqyrtu peticion a diçka“- deklaroi dëshmitari Ibishi.

 Seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-drejtorit të urbanizmit te Ferizajt u caktua për datë 24 qershor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending