Connect with us

Ferizaj

Autostrada “Arbën Xhaferi” nga sot “on-line”.

Published

on


Pas 5 vitesh të punës intenzive me një kosto prej afro 700 milionë Eurosh, në Han të Elezit u mbajt ceremonia e lëshimit në punë autostradës ”Arbën Xhaferi”, një gjiganti infrastrukturor të Kosovës, rrugë e cila afron edhe më shumë Kosovën me Maqedoninë dhe me vendet e tjera të rajonit. Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në fjalimin e tij të rastit para kolegëve të tij nga rajoni, tha se Kosova po ec guximshëm me infrastrukturë,dhe kjo autostradë do t’i jep pamje të re rajonit, ashtu sikurse pritet ti jep edhe autoudha e Dukagjinit, ndërtimi i së cilës pritet të nis së shpejti.

“Kjo rrugë na afron me njëri tjetrin dhe na bashkon me Evropën. Kjo i jep një pamje të re jo vetëm Kosovës, por dhe rajonit. Shpresoj që bashkë me mikun tim, Zoran Zaev  së bashku të takohemi në anën tjetër për të përuruar pjesën e Maqedonisë së Veriut. Janë pare të taksapaguesve, dhe ju garnatojmë se është bërë kujdes që ky investim të jetë në përputhje me obligimet ligjore. Kemi pasur pak pengesa, por kemi realizuar qëllimin, nuk jemi ndalur, pasi është njëra nga veprat më të bukura në Ballkan”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndërsa në fjalën e tij kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili ishte prezent në këtë ceremoni, tha se madhështinë kësaj vepre infrastrukturore po ia jep emri i intelektualit të madhë Arbën Xhaferi.

“Autostradën të cilën po e përurojmë sot, mban emrin e të madhit Arbën Xhaferi, njërit nga personalitet tona më të shquara që nga pavarsimi i vendit tonë. Njëri nga personalitet e shquara që dha kontribut të madh për ndërlidhjen dhe bashkimin e regjionit që përbëhet nga vende të pavarura të cilat respektohen mes vete, që ndajnë bashkarisht të kaluarën në emër të së ardhmes së përbashkët evropiane.  Kjo artiere moderne rrugore nga sot po bëhet pjesë e sistemeve të autostradave  që e bëjnë regjionin tonë më të ndërlidhur, më të afërt  dhe më miqësor. Kjo autostradë  do të jetë nyje qarkullimi   që do të mundësojë shkëmbin e shpejtë, të sigurt dhe të drejtpërdrejtë të mallrave dhe njerëzve, duke  forcuar pozitën e Kosovës në mesin e top 20 vendeve me qarkullimin më të madh me Maqedoninë e Veriut“, tha në fjalimin e tij kryeministri maqedono-verior Zaev.

Kurse Kryeministri malazez Dushan Markoviq tha se projekte të tilla tregojnë vizionin e një vendi për të ardhmen e tij.

“Mali i Zi i gëzohet këtij projekti, sepse pos që do ta afrojë Malin  e Zi me Kosovën, kjo autrostradë  do ti afrojë  edhe qytetarët e Maqedonisë dhe të Kosovës me Malin  e Zi. Pra, ky projekt krijon mundësi të reja të përafrimit edhe është projekt për gjeneratat e së ardhmes” – u shpreh kryeministri Markoviq.

Në inagurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnnet, tha se ndërtimi i kësaj rruge, dëshmon  përkushtimin dhe bashkëpunimin e kompanive amerikano-turke për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, bashkëpunim ky që duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen tha Kosnnet.
Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës  ka vendosur të bëjë ndërhyrje shtesë në autostradën “Arbën Xhaferi”, duke shtuar edhe kyçjet e reja të Ferizajt dhe Vitisë, si dhe një mbikalim i ri në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit, punë që do të realizohen në vitin 2020.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending