Connect with us

Ferizaj

Kush po e përçan LDK-në e Ferizajt?

Published

on

Fërkimet e rrymave mbrenda LDK-së po aterrojnë edhe nëpër nëndegët e fshatrave të Ferizajt.
Grushtat që kanë kërcitur mbrëmë në kuvendin e nëndegës së kësaj partie në fshatin Koshare të Ferizajt, bënë që një person të kërkojë trajtim mjeksor ndërsa katër të tjerë të “buajnë” për një natë në stacionin policor të Ferizajt.
Kryetari i nëndegës së kësaj partie në Koshare, Valon Halimi thote se nismëtar i kacafytjeve ishte  Hajrullah Ademi dhe persona të tjerë, të cilët ishin nxitur nga kundërshtarët e Svarqës në garën për të parin e LDK-së së Ferizajt.

“Ne dje më 29-tin e kemi pasur një thirrje për mbajtje të kuvendit  për zgjedhjen e strukturave të LDK-së në Koshare, nëndegë e cila që 10 vite rresht që kur jam unë kryetar është fituse absolute e zgjedhjeve. Ky problem që ishte mbrëmë nuk ishte një problem që mund të thirret madhor, por portalet dhe ndikimet e personave që ishin të involvuar në atë rast ishin me interesim dhe ndikim të njerëzve të strukturave të degës të cilët po përdorin njerëz të ndyrshëm për të arritur qëllimet e veta personale në LDK. Problemi ka ardhur nga ish-kryetari i degës, i cili nuk mund ta përballonte një sukses timin por edhe për ngjarjet e tjera në fshat është i njejti person, por LDK-ja do të tejkalojë këtë. Ai nuk është në struktura të nëndegës, ne kishim takim me njerëz të ngusht të strukturës, dhe gjithë ajo masë ka ardhur për 24 orë që nuk janë pjese e LDK-së e as votues, por që kanë ardhur për të bërë llugë dhe për të ulur kredibilitetin e LDK-së dhe timin. Tani kanë filluar të krijohen pasi dy-tre individ kanë filluar t’i shfaqin kandidaturat e tyre  nëpër nëndegë dhe të bëjnë politizimin e tyre, unë mendoj që ata duhet të bartin përgjegjësin për krijimin e këtyre incideneteve “, deklaroi Valon Halimi.

Në anën tjetër, ish-kryetari i nëndeges së LDK-së në Koshare, Hajrullah Ademi thotë se për trazirat e krijuara fajtori kryesor është kryetari i degës Muharrem Svarqa.

“Nuk ka qenë mirë me ndodhë, por është bërë tani dhe jo me fajin tonë por të Muharrem Svarqes dhe Valon Halimit, të cilët kanë dashur ta bëjnë fshehtas. Muharrem Svarqës i’a ka marrë menja që e ka elektoratin dhe që ka realizu projekte aty gjysa të rrejshme. Mbi  85% aty që janë kanë, kanë qenë kundër Svarqës dhe Halimit. Një është lënduar aty Ridvan Qerimi. Aty  gjendjen e ka acaru Muharrem Svarqa  me fjalorin e tij qysh është mësu më fol, duke mendu që po jep ligjerata në universitet dhe ka bërë fushatë. E ka parë Valoni që nuk i ka të vet dhe vëllau i Valonit është çu, shihet edhe në video, kryesorja Muharrem Svarqa  e ka bërë këtë tollovi me Valon Halimin“, deklaroi Ademi.

Kryetari i degës së LDK-së, Muharrem  Svarqa, thotë se kuvendi zgjedhor në Koshare nuk u mbajt pasiqë, sipas tij është tejkaluar numri i pjesëmarrësve për një kuvend të rregullt.

” Realisht aty nuk është mbajt kuvend por në vend të Kuvendit ka pas një tubim të anëtarësisë të LDK-së, i cili tubim do duhej që sipas bazës statutare  të bënte konstituimin e kuvendit, meq që ishin mbi 100 persona, sepse me statutin e LDK-së deri në i 100 anëtarë janë të gjithë anëtarë të kuvendit, ndërkaq nëse ka më shumë se 100 të pranishëm  atëherë ata bëjnë përzgjedhjen e 31-35  anëtarëve të kuvendit sipas nenit  4 të rregullores  për zgjedhjet e nëndegëve. Meqë ata nuk kishin gadishëmri për të konstituar kuvendin në pajtim me kryetarin e degës Valon Halimi u rrit pajtueshmëria për prolongimin e atij kuvendi për një ditë tjetër, ndërsa incidentet që kanë ndodhë më vonë unë nuk kam qenë i pranishëm në atë kohë”, – tha Svarqa.

Svarqa e mohoi të ketë qënë prezent gjatë kohës së kacafytjes në Koshare, mirëpo në një video amatore  që qarkulloi mbrëmë nëpër rrjete sociale, shihet se kryetari i degës së LDK-së ishte prezent gjatë pjesës më të madhe të kohës gjersa po ndodhte rrahja brenda klasës shkollore. Ndryshe, në zgjedhjet e brendshme të LDK ishin shënuar probleme edhe në Mitrovicë më 19 Maj, kur persona nga dy grupe rivale nuk kishin kursyer as grushtat në  ambiciet për të marrë kontrollin e degës së kësaj partie në qytetin e minatorëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending