Connect with us

Ferizaj

Kaloi Bajrami, ende veç zhavor mbi “Gropë”

Published

on

Me fillim të muajit maj, drejtori i infrastrukturës së Ferizajt, Arbër Bytyqi, kishte premtuar se rruga “Medllin Olbrajt” brenda dy javësh do të bëhej me asfalt. Asfaltimi i kësaj rruge , e cila ende duket sikur një grumbull zhavori që ka mbuluar një gropë, do t’i shpëtonte dyqanet dhe kalimtarët nga pluhuri, ndërsa automjetet nga prishja e sistemit të tyre të rrotave. Bizneset e kësaj ane thonë se nga koha kur kanë filluar punimet në këtë pjesë, ato kanë pasur rënie të dukshme financiare.

“As ndër mend nuk e kanë me asfaltu se këta janë shumë idota, po flas pa asnjë problem, të prishtë janë, firmë e keqe është. Na kanë marr në qafë, ia kanë nisë, kur e bitisin nuk dihet, 6 milion e gjysmë është në pyetje. Tri firma janë këtu“, tha Enver Ejupi.

“Para tre muajve është premtuar që do të bëhet asfalt, mirëpo këto premtime janë huç, ne si market po kemi probleme të mëdha, po bëhet pluhur, po kemi edhe ankesa nga konsumatoret. Por komuna po jep vetëm fjalë. Ne në çdo kohë rrimë duke e ujitur, të paktën me zbutë pak gjendjen pasi ka shumë pluhur. Por ka edhe ramje financiare shkaku i rrugës“,- tha tregtari Ermal Luma.

“Ka 5 muaj që kanë filluar punimet, dhe janë shkaktuar dëme të mëdha në pikën e shitjes, por shpresojmë që të mirren masa sa më shpejt dhe kjo rrugë të asfaltohet, dhe ti arrijmë shitjet pasi është sezoni i verës, presim që sa më shpejtë të rregullohet” – deklaroi Mërgim Berisha.

Ndërsa një përfaqësues tjetër i bizneseve përreth, thotë se është tentuar që kjo rrugë të rregullohet disa herë, mirëpo për shkak të punimeve të cilësisë së ulët, anash tunelit kishte vazhduar shembja e dheut.

“Është pluhur i madh, nuk po e asfaltojnë pasi po flen shumë shpejtë, po frikësohen me e shtru, probleme kemi sa të duash, jemi në minus që sa muaj, kujt me ju kajt, shpesh po vijnë me mbulu, por po bje shi, po flen, kjo për shkak të punimeve jocilësore, të shpejta, veç me kry punë. Nuk ju ka dalë siç kanë mendu, pasi janë pa përvojë“, – tha një afarist tjetër.

Drejtori komunal Arbër Bytyqi, për vonesën e këtij projekti fajin ia la kushteve atmosferike që kanë mbretëruar gjatë muajit, duke u zotuar përmes një sms-i, se rruga që lidh qendrën e qytetit me fshatra, së shpejti do të shtrohet me asfalt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending