Connect with us

Ferizaj

Kaloi Bajrami, ende veç zhavor mbi “Gropë”

Published

on

Me fillim të muajit maj, drejtori i infrastrukturës së Ferizajt, Arbër Bytyqi, kishte premtuar se rruga “Medllin Olbrajt” brenda dy javësh do të bëhej me asfalt. Asfaltimi i kësaj rruge , e cila ende duket sikur një grumbull zhavori që ka mbuluar një gropë, do t’i shpëtonte dyqanet dhe kalimtarët nga pluhuri, ndërsa automjetet nga prishja e sistemit të tyre të rrotave. Bizneset e kësaj ane thonë se nga koha kur kanë filluar punimet në këtë pjesë, ato kanë pasur rënie të dukshme financiare.

As ndër mend nuk e kanë me asfaltu se këta janë shumë idota, po flas pa asnjë problem, të prishtë janë, firmë e keqe është. Na kanë marr në qafë, ia kanë nisë, kur e bitisin nuk dihet, 6 milion e gjysmë është në pyetje. Tri firma janë këtu“, tha Enver Ejupi.

Para tre muajve është premtuar që do të bëhet asfalt, mirëpo këto premtime janë huç, ne si market po kemi probleme të mëdha, po bëhet pluhur, po kemi edhe ankesa nga konsumatoret. Por komuna po jep vetëm fjalë. Ne në çdo kohë rrimë duke e ujitur, të paktën me zbutë pak gjendjen pasi ka shumë pluhur. Por ka edhe ramje financiare shkaku i rrugës“,- tha tregtari Ermal Luma.

Ka 5 muaj që kanë filluar punimet, dhe janë shkaktuar dëme të mëdha në pikën e shitjes, por shpresojmë që të mirren masa sa më shpejt dhe kjo rrugë të asfaltohet, dhe ti arrijmë shitjet pasi është sezoni i verës, presim që sa më shpejtë të rregullohet” – deklaroi Mërgim Berisha.

Ndërsa një përfaqësues tjetër i bizneseve përreth, thotë se është tentuar që kjo rrugë të rregullohet disa herë, mirëpo për shkak të punimeve të cilësisë së ulët, anash tunelit kishte vazhduar shembja e dheut.

Është pluhur i madh, nuk po e asfaltojnë pasi po flen shumë shpejtë, po frikësohen me e shtru, probleme kemi sa të duash, jemi në minus që sa muaj, kujt me ju kajt, shpesh po vijnë me mbulu, por po bje shi, po flen, kjo për shkak të punimeve jocilësore, të shpejta, veç me kry punë. Nuk ju ka dalë siç kanë mendu, pasi janë pa përvojë“, – tha një afarist tjetër.

Drejtori komunal Arbër Bytyqi, për vonesën e këtij projekti fajin ia la kushteve atmosferike që kanë mbretëruar gjatë muajit, duke u zotuar përmes një sms-i, se rruga që lidh qendrën e qytetit me fshatra, së shpejti do të shtrohet me asfalt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending