Connect with us

Ferizaj

Komuna mbyll sytë, ndërtuesi bën “dasëm”

Published

on

Gjersa policia me efikasitet po i gjobitë parkuesit ilegal në rrugën “Zenun Beqa”, kamionët, armatura dhe bllokat në afërsi, që e kanë  zënë peng rrugën “Lidhja e Prizrenit” për më se një vit, janë bërë të padukshëm për organet komunale të Ferizajt. Banorët e kësaj ane ankohen se shpeshherë në mëngjes janë të detyruar të gjejnë dalje alternative nëpër rrugica me zhavor e me gropa të shumta, sepse gjersa inspektorati komunal mbyll sytë në pikë të ditës së punës, kompania ndërtimore, e cila thuhet se është e lidhur me pushtetin,  “po bën dasëm”.  

Përveç se banorëve po u bllokohet lëvizja gjatë tërë ditës, kamionat e rëndë poashtu  ua kanë shkatërruar rrugën në tërësi.

“Mafia e betonit i ka shkatërruar komplet rrugët tu dashtë me i arritë objektivat e veta,  me ndërtu ndërtesa e me u ba milionera.  Kjo rrugë ka qenë komplet e asfaltuar, dhe tani është shkatërruar nga kamionat me mbipeshë, edhe krejt lloçin që e ngrehin nga punishtja e kanë pru në asfallt dhe ne jemi të detyruar me thithë këtë pluhur. Unë e kam lajmëruar disa herë policinë, pasi me ligjin e rrugës këta janë të detyruar me pagu dënim dhe me kthy rrugën në gjendjen e mëparëshme,  mirëpo këta janë të lidhur me policinë dhe pushtetin,  e kemi njerin që është duke i kryer këto punime është zëvendësministër dhe këshilltar i Kryetarit të Komunës së Ferizajt , do të thotë është një dhuratë e PDK-së që kanë arritë me shkatërru komplet dhe këta nuk iu nënshtrohen ligjit. Një qytetar i thjeshtë me ba me parku veturën për 2 minuta, policia del e i’a fut dënim 50-60 euro, kurse këta le që parkojnë kamiona e armaturë, por i kanë shkatërruar rrugët dhe në fund çka ndodhë?  Vjen komuna e shtron asfalt dhe del pren shirita si arritje. Këta një herë shkatërrojnë, tani vijnë ia rregullojnë mafisë së betonit asfaltin që e kanë shkatërruar, dhe e shesin te qytetarët si arritje që e kemi shtruar. Unë jam për me punu por duhet me pas pak kritere. Këta e bllokojnë çdo ditë dhe nuk marrin leje, dhe kamionat që i qesin me lloç, kanë miliona me ndërtu ndërtesa e nuk i kanë 100-200 euro një kasher me i’a pastru rrotat para se me dal në rrugë”, – u shpreh i revoltuar banori i kësaj lagjeje, Dimal Basha.

Mërgimtari Demir Konjufca i cili ka ardhur për pushime në vendlindje, thotë se po të ndodhte në gjë e tillë ne vendet perëndimore, gjobat do të ishin marramendëse.

“Nuk është në rregull kjo, në shtetet e perëndimit e lajmrojnë më herët që është e bllokuar, unë dje kam pritë një orë për me kalu këtupari me veturë, – tha Konjufca.

Gjatë ditës së sotme, TV TEMA kontaktoi me kryeinspektorin Ridvan Berisha për të marrë një pronocim lidhur me këtë problem madhor për banorët e “Lagjes së re”, mirëpo i njejti na drejtoi tek inspektori komunal i komunikacionit, i cili sot nuk ishte i qasshëm në telefon. Nga pluhuri i verës dhe balta e vjeshtës që vie nga ky ndërtim, më së shumti po vuajnë fëmijët e kopshtit publiko-privat “Engjujt” , i cili gjendet përballë kësaj punishteje ndërtimore.  Stafi i kopshtit të fëmijëve, prapa kamerës, bëri të ditur se fëmijët ende nuk e kanë shijuar as verën në oborrin e kopshtit, sepse qëndrimi jashtë nuk është i sigurtë e as i shëndetshëm për ta.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending