Connect with us

Ferizaj

Gjimnazet në trend, shkollat profesionale për zor

Published

on

Kanë mbetur edhe 721 vende të lira për regjistrim në shkollat e mesme të Ferizajt gjatë afatit të gushtit.
Drejtoria e Arsimit në këtë komunë ka paraparë që sivjet të ketë 82 paralele, ndërsa shkollat  të cilat nuk do të hapin afat të dytë janë gjimnazi shkencor, shkolla e kompetencës,  e mjekësisë dhe shkolla e muzikës.

“Sipas informacioneve që kemi, janë plotësuar në shkollën “Gjimnazi Kuvendi i Arbërit” në Qendrën e Kompetencës, tek shkolla e Mjekësisë, dhe shkolla e muzikës, ndërsa vende të lira kemi tek mbi 100 nxënës tek gjimnazi shoqëror. Vende të lira tek shkolla Pjetër Bogdani mbi 100 vende, tek shkolla Faik Konica, 157 vende të lira, si dhe vende të lira 326 në shkollën Zenel Hajdini”
Ngjashëm sikurse viteve të kaluara, edhe këtë vit, numri i nxënësve që aplikuan për tu regjistruar në gjimnaze është shumë më i lartë sesa i atyre që interesohen për të vijuar shkollat e mesme profesionale.
” tha Sadije Hajdini, zyrtare e drejtorisë së arsimit

Në shkollën e mesme për teknologji dhe agrobiznes “Zenel Hajdini” gjatë afatit të parë janë pranuar vetëm 70 nxënës kurse kapaciteti i tërësishëm është mbi 300 nxënës.  Drejtori Abdullah Imeri thotë se janë munduar që të senzibilizojnë shoqërinë për rëndësinë e shkollave profesionale

“Kemi pasur një interesim pothujase të njejtë me vitet e kaluara edhe pse jemi munduar që të kemi risi me drejtime profile, por ende është paragjykimi se në shkollat profesionale është vështirë me shku, kemi punuar shumë ne senzibilizim, por prapë ka mbetur gjendja e njejtë”,- tha drejtori Abdullah Imeri.

Gjendje pothuajse e njejtë është edhe në shkollën profesionale teknike “Pjetër Bogdani”, e cila në afatin e parë ka pranuar 156 nxënës, kurse  për afatin e dytë kanë mbetur të lira edhe 108 vende të tjera. Për këtë gjendje, drejtori i kësaj shkolle fajin ua le organeve të arsimit, që sipas tij, kanë krijuar paralele të reja për çdo vit.

“Ferizaji si komunë ka një numër shumë të madh të paraleleve, siç është shkolla ekonomike ka paraparë 18 paralele, ashtu edhe dy gjimnazet janë 26 paralele, dhe kjo është e keqe, por po e mendoj se kjo nuk do  të shkojë gjatë, dhe shkollës teknike kanë me iu kthy nxënësit”, tha drejtori Çalaj.

Ndërsa në Gjimnazin “Shaban Hashani”, kanë mbetur dhe 104 vende të lira, jo për mosinteresim ntë nxënësve por për shkak të mosplotësimit të kritereve. Drejtori i këtij gjimnazi thotë se nuk do të ketë mundësi që të krijojnë më paralele të reja sikurse ka ndodhur në vitet e kaluar, pasiqë sivjet nuk kanë hapësirë.

“Ne jemi në gjendje të rëndë për shkak të hapësirës shkollore, përndryshe kërkesat për regjistrim këtu janë të mëdha. Problem është se me kriteret e parapara në bazë të konkursit, kanë mbetur nxënësit  me sukses të mire, por për shkak të testit të arritshmërisë, nuk ka arritë të grumbullojnë pikë të mjaftueshme dhe këtu kriteri i ka larguar nga gara”, – tha drejtori Osmani.

Derisa nxënësit vendas refuzojnë shkollat profesionale, këtë vit mësimet në shkollën  profesionale “Zenel Hajdini”, do t’i ndjekë një nxënës nga Turqia.

“Kemi një shtetas të huaj që do të angazhohemi që t’ia mësojmë gjuhën, prindërit e tij janë drejtues në fabrikën “Tefik Canga”, ai është një shembull për ne”– ,tha Imeri

Numri i nxënësve që sivjet pritet të regjistrohen nëpër shkollat e mesme të Ferizajt përfarohet në 2184 nxënës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending