Connect with us

Ferizaj

PDK, AAK DHE AKR në Ferizaj gjithashtu të gatshme për zgjedhje

Published

on

Për PDK-në e Ferizajt zgjedhjet jane alternativa e vetme për situatën aktuale politike. Kryetari i këtij subjekti politik në Ferizaj njëherit anëtar kryesisë së PDK-së, Agim Aliu tregoi se partia e tij tashme i ka të gjitha përgatitjet për t’i hyre gares se radhes për pushtetin qendror. Sipas Aliut, qëndrimi aktual i PDK-së është që në këto zgjedhje të garojë e vetme, por pa vendosur vijë të kuqe për koalicione të mundshme.

“PDK është partia e cila në këto zgjedhje e gjen si partinë më të strukturuar dhe më të përgatitur se çdo parti tjetër. Ju e dini që ne sapo kemi përfunduar një proces zgjedhor të brendshëm dhe prandaj lirisht mund të themi se PDK-ja është më e përgatitur për këto zgjedhje deri sa subjektet e tjera janë në fazën e përfundimit të këtij procesi. Ajo që ne e kemi parë gjatë këtij  procesi të zgjedhjeve tona është masovizimi i partisë demokratike ne mënyrë të veçantë i të rinjëve që e shohin perspektivën në PDK. Ndryshe, PDK -ja ka qëndrim se do të garojë e vetme , mundësia që të ketë një koalicion është një lloj përsëritje e vitit 2014, kryesisht me disa parti që kanë qenë më të afërta me PDK. Por sido që të jete, kjo nuk është pikë, pasi që gjërat kanë evoluar, kanë ndryshuar”, tha Aliu.

Ndërkaq për kryetarin e AAK-së në Ferizaj Xhavit Zariqin, partitë që përjashtohen për koalicion janë PDK e Vetëvendosje, ndërkaq, për ndryshim nga deklarimet e shefit të tij, Zariqi e sheh mundësinë reale të koalicionit edhe me LDK.

“Aleanca deri më tani nuk e ka asnjë vijë të kuqe për dikë, por asnjë preferencë të jashtëzakonshme për dikë. Në mbledhjen e fundit të kryesisë kemi marrë vendim që në zgjedhje të shkohet vetëm, me mundësi bisedimesh pastaj sipas asaj që mund te rrjedhë në vazhdim. Normal që ka spekulime gjithandej, por si e mundshme është që të shkohet në koalicion me Nismën, PSD- në dhe AKR dhe siç e thashë, nuk përjashtojmë askë tjetër. Më e mundshme është që të shkojmë me LDK, e me e pamundëshmja është me PDK-në e Vetëvendosjen”, u shpreh Zariqi.

Të përgatitur për zgjedhje u shprehën edhe drejtues të AKR-së. Sipas Amir Rexhepit, subjekti i Behxhet Pacollit është i gatshëm për çdo bashkëpunim.

“Në mbledhjen e fundit që kmei mbajtur, presidenti  Pacolli është përcaktuar shef i shtabit si dhe së shpejti do të formohen shtabet në nivel të degëve. Sigurisht që edhe AKR-ja do të jetë pjesë e koalicioneve, të shohim se si do të vendosë kryesia, ndërsa ofertat janë të shumta nga partitë politike”, tha Rexhepi.

E kur jemi tek listat e kanidatëve për deputet të parlamentit, partit e këtushme politike thone se kanë strukturë të përgatitur për përfaqësim dinjitoz.

“Ne do ti kemi më të mirët në kuadër të më të mirëve të degës së PDK-së, për të garuar në garën për kuvendin e Kosovës, për të na përfaqësuar denjësisht dhe që pastaj përmes përfaqësimit të këtyre të vazhdojmë suksesin e Ferizajt. Jo unë nuk do të kandidoj, sepse do ta kryej detyrën e kryetarit të komunës dhe kjo nuk do të ishte e moralshme nëse unë kandidohem”, tha Aliu.

“Normal që ambiciet janë shfaqur dhe janë shumë normale, por që ne ende nuk kemi marrë vendim se cilët mund të jenë kandidatët per deputet. Nuk e di akoma, por besoj që edhe unë do te kandidohem, pavarësisht që kjo akoma nuk është përfundimtare”, u shpreh Zariqi i AAK-së.

“Sigurisht që edhe dikush prej degës së AKR-së në Ferizaj do të jetë pjesë e listës së  kandidatëve për parlament, por këtu vendos këshilli drejtues”, tha Rexhepi i AKR-së.

Ndryshe pothuasje të gjitha  partitë  politike në Ferizaj tashmë e kanë përfunduar procesin zgjedhor brenda subjekteve të veta, ndërkaq të gjitha u shprehën se janë në pritje të vendimit të presidentit të vendit për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending