Connect with us

Ferizaj

Të plagosurit Ndrecaj i caktohet paraburgimi njëmujor, familja e mohon vrasjen

Published

on

Erdhi në pushime për të renovuar shtëpinë, por sot ai gjendet në paraburgim, i cili do t’i zgjasë të paktën një muaj.  Për mërgimtarin Nuhi Ndrecaj nga Komuna e Shtimes, mëngjesi i djeshëm do të mbetet i paharruar, meqenëse grabitës të armatosur e plagosën në këmbë, familjes së tij ia plaçkitën mbi 20 mijë Franga, e njëri nga të dyshuarit për grabitje mbeti jashtë oborrit pa shenja jete. Sipas familjes Ndrecaj, grabitësi ishte lënduar në ikje e sipër, kur kishte kërcyer nga ballkoni i shtëpisë 5 katëshe, me ç’rast pak metra më larg kishte ndërruar jetë, duke mohuar se  vëllezërit Ndrecaj e kishin rrahur të dyshuarin për vdekje. 

“Sipas hetuesisë dhe gjithëve këtu që kanë qenë, luftë e madhe është zhvilluar në dhomën e tij, ku dhe ai ka qenë fjetur, por Nuhi Ndrecaj ka arritur të ikë nga dhoma dhe ka kërcyer nga ballkoni, ndërsa aty poshtë i ka dalur në pritë një hajn tjetër dhe e plagos në këmbë. Më pas, hajnat i vihen mas dhe kërcejnë, të gjithë përndjekësit kanë arritë  të ikin, ndërsa njëri nga ta ka mbetë i lënduar, ndërsa Nuhiu  fshihet në një pjesë dhe kërkon ndihmë, deri sa vie dhe vëllau tjetër. Kjo le të kuptohet se grabitësi ka vdekur nga përplasja e ballkonit,  pasi njëri nga miqtë e mi është hallëligsht dhe tjetri ishte i plaguar”, tha Bedri Salihaj, dhëndërr i Ndrecajve.

 Hasan Ndrecaj, babai i vëllezërve që dyshohen se e kanë vrarë personin F.G nga Prishtina,  shprehet i revoltuar sepse  përveç asaj që njëri djalë i ka mbetur i plagosur me armë zjarri nga vjedhja e armatosur,  djemtë e tij po mbahen në polici të dyshuar si vrasës.

“Djali ka ardhur, e ka pas lanë punën në gjysmë ka ardhur me vazhdu , ka punu deri 11 të natës, ka shku ka ra në dhomë të vet dhe i kanë hi hajnat mbrenda, është kacafytë me ta pastaj e ka thirrë vëllaun e dytë. Avnia ka shku atje se cka ka ndodhë nuk e di, në dhomë djali një plumb e ka në këmb  dy plumba i kanë gjetë aty. Nuk është e drejtë me i marrë, e kanë mbrojtë vendin e vet”, tha Ndrecaj.

Në mbrojtje të vëllezërve Ndrecaj sot kanë dalë edhe disa qytetarë të Shtimes, të cilët ishin mbledhur në oborrin e Komunës së Shtimes, duke kërkuar lirimin e Ndrecajve, të cilët ishin edhe cak i grabitjes së armatosur. Policia e Kosovës është vënë  në ndjekje të tre grabitësve të tjerë, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes, duke marrë me veti edhe paratë e vjedhura.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending