Për zgjedhjet e 6 Tetorit, subjektet më të mëdha opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, akoma nuk kanë arritur të ujdisen për çështjen e bajraktarit të qeverisë, meqë Vetëvendosje këmbëgul se është Albin Kurti ai që duhet të udhëheqë me qeverinë reformatore, ndërkaq LDK pretendon se është Vjosa Osmani ajo që duhet të ulet në karrigën e kryeministrit. Kryetari i LVV-së në Ferizaj, Valon Ramadani, thotë se LDK-ja është ngutur kur e ka nominuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, përderisa në të njejtën kohë janë duke u bërë bisedime për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.
“Një është e sigurt se nëse ky koalicion bëhet, do të të jetë një shumicë e deputetëve që mund të shkojë deri në 70 deputet dhe vendit tonë i duhet një qeveri që i duhet shumë numra dhe të krijohet stabilitet. Qytetarët janë të bindur se asnjë qeveri nuk ka arritur të bëjë ndryshimin dhe këtë mund ta bëjë LVV, me liderin e tij apo kryeministrin e ardhshëm Albin Kurtin. Ne jemi shumë idhëtar të asaj që të jemi bashkë në një listë me LDK-në, por edhe nëse nuk bëhet jam i bindur se ne do të dalim e para. LDK-ja ka dalur me një kandidat për kryeministër dhe mendoj se është ngutur me caktimin e kandidatit, derisa në të njejtën kohë je duke biseduar për një bashkëpunim të mundshëm. Vendit i duhet një qeveri që nuk ka qenë në pushtet deri tani, që ka guxim, ka dije dhe vendosmëri që duhet ta ndryshojë vendin në shumë sektorë, tash po i bje që këtë e arrin Albin Kurti. Mendimi im është që kryeministri i ardhshëm në krejt format duhet të jetë Albin Kurti.” – deklaroi Ramadani
Ndërkaq kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa, thotë se LDK- është më e fuqishme në nivel vendi, prandaj sipas tij i “takon” që këtij koalicioni t’i prijë Vjosa Osmani. Ai këtë konstatim e bazon duke u thirrur në disa sondazhe për të cilat nuk dha detaje se kur dhe nga kush ishin organizuar.
“Ne veçse e kemi nominuar kreyministren për shkak se jo vetëm që ka qenë kërkesë e sturkturave të LDK-së e simatizantëve, por ka qenë edhe një plebeshit qytetarë që të kandidohet kësaj radhe për kryeministre ashtu sic është nominuar z. Vjosa Osmani, dhe besoj që do të ishte një lojë jonormale që ne të bëjmë ndonjë kalkulim tjetër dhe është normale që LDK-ja ta ketë kryeministrin për shkak se edhe në nivel të Kosovës e ka fuqinë më të lartë politike dhe në përfaqësim në Kuvend me numër të deputetëve por edhe në të gjitha matjet që po bëhen në nivel të Kosovës, LDK-ja po prin në të gjitha sondazhet edhe ato ndërkombëtare dhe të mbrendshme, dhe ky opinion nuk ka arsye që të zhgënjehet, dhe konform sa,j ne e kemi marr vendimin në kryesi që të dëgjojmë zërin e qytetarëve, qytetarët e kanë kërkuar Vjosën. Ne ua kemi krijuar mundësinë që ta votojnë, dhe unë jam i sigurtë që Vjosa Osmani do të jetë kreyministre pas datës 6 tetor“- tha Svarqa
Në zgjedhjet e fundit qëndrore që u mbajtën në Kosovë gjatë vitit 2017, subjekti më i madh opozitar doli të ishte Lëvizja Vetëvendosje me 32 deputetë, ndërkaq koalicioni i prirë nga LDK pat dalë si subjekt i tretë duke fituar vetëm 29 vende në kuadër të legjislaturës së 6-të të Parlamentit të Kosovës. Përndryshe në sondazhet e djeshme online të portaleve si Gazetaexpress, T7, Infokusi dhe Dukagjini, për vizitorët e këtyre sajteve, kandidati bindshëm më i kërkuar për kryeministër ishtë Albin Kurti, i cili printe me 10 deri në 30% para kandidates së LDK-së, Vjosa Osmani.
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.
Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.
Lidhur me këtë hetim janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.
IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur më 10 nëntor 2026.
Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.
Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.
Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,” thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.