Connect with us

Ferizaj

Në natën e dytë të Festivalit të Teatrove jepet shfaqja”Një letër e humbur”

Published

on

Nata e dytë e Festivalit të 49 të Teatrove i cili po mbahet në teatrin “Adriana” të Ferizajt, ka vazhduar me paraqitjen e teatrit të Tetovës me  shfaqjen “Një letër e humbur”, e regjisorit Kushtrim Bekteshi. Duke e komentuar këtë shfaqje, regjisori Ben Apolloni, tha se ajo paraqet mentalitetin ballkanik.

“Kjo paraqet mentalitetin ballkanik, korrupsionin, që është bërë diçka që po na shkatërron neve si qytetarë, nepotizmin, dallaveret që bëhen në skenën politike d.m.th. që është një skenë politike më e egër sesa skena e tragjedisë ”Makbeth” herë pas here”, tha regjisori Ben Apolloni.

Ai më tej shtoi se në këtë shfaqje ra në sy koordinimi ekipor i tetrit të Tetovës, duke theksuar se kur trajtohen tema politike në shfaqje, rritet kurreshtja e audiencës.

“Ishte një shfaqje që ra në sy loja ekipore, ansambli i teatrit të Tetovës që mu duk që funksionoi goxha mirë, kjo ishte, e për elemente tjera mund t’i diskutojmë, kisha përshtypjen pak që skenografia ishte ajo që sikur e pengonte lojën, zhvillimin e mizanskenës më shprehëse, por gjithsesi ishte një shfaqje që vinte mirë dhe ajo çka po e shoh se kur po trajtohen tema politike edhe audienca po është më kurreshtare, sepse politika është gjithkah në Ballkan, sepse ishte një vepër e një autori ballkanas, gjithandej është e njëjta dhe e gjetëm  vetën edhe ne brenda kësaj shfaqje“, u shpreh Apolloni.

Nata e tretë e Festivalit do të vazhdojë me paraqitjen e teatrit “Migjeni” të Shkodrës me shfaqjen “Yona e pritjes” të Marina Vujçiç dhe  me regji të Fatos Berishës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending