Connect with us

Ferizaj

Promovohet vepra “Shekspiri dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit” nga Bekim Lumi

Published

on

Në kuadër të Festivalit të Teatrove që po mbahet këto ditë në Ferizaj, është promovuar vepra studimore e regjisorit tashmë të ndjerë Bekim Lumit, me titull “Shekspiri dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Me këtë rast profesoresha Qibrije Demiri, tha se vepra  “Shekspiri dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”, është një studim krahasues në mes veprës “Makbethi” të Shekspirit dhe normave kanunore të Kanunit të Lekë Dukagjinit.

“Realisht kemi krahasime, por krahasimet këtu thuajse janë të pamundura, kjo është një vepër shkencore hulumtuese, në kuptimin e veprës artistike të tragjedisë ”Makbethi” edhe në kuptimin e një vepre gojore që është ”Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Bekimi qysh në fillim dëshiron të na shtyjë, para se të na shtyjë në botën e përgjakët të ”Makbethit” na njofton se për ta shkruar Shekspiri këtë libër, ngjarja e librit është  e shekullit XI, ky shkruan në fillim të shekullit XVII, Shekspiri d.m.th është përfaqësues i humanizmit të periudhës së humanizmit dhe renesancës  në Evropë, kurse Bekimi e shkruan tek viteve të fundit, d.m.th është një gërshetim i kohëve, Kanuni mendohet së është nga Ilirët por është funksionalizuar nga Lekë Dukagjini d.m.th në kohën e Mesjetës, në kohën e Skënderbeut kur edhe kemi edhe Kanunin e Skënderbeut me pak ndryshime nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, kështu që është një gërshetim, është një rrjet kohësh që realisht i mundësojnë një rrjetë perspektivash të shikimit të këtyre dy veprave të Bekim Lumit“,  tha mes tjerash Demiri.

E, dramaturgu Arian Krasniqi, tha se Bekim Lumi jetën e pranoi si teatër, ndërsa teatrin si jetë deri në frymën e fundit të tij.

“Për Lumin kuptimi përmbajtësor i lojës në jetë dhe i lojës në teatër është i njëjtë ndryshon vetëm forma, Lumi jetën e pranoi si teatër dhe teatrin si jetë deri në frymën e tij të fundit si lojëtar i perfeksionuar dhe artist i pakrahasueshëm i teatrit të kohës sonë, loja e Lumit si në jetë ashtu edhe në teatër ishte e veçantë, i pandikuar nga askush dhe plotësisht origjinal, ai i tillë është edhe në këtë libër. Lumi nuk qe kopje e askujt as ne jetë, as në teatër, jetes ia fali energjinë, kokëfortësinë, bindjen e pathyeshme, guximin, besnikërinë, miqësinë, dashurinë, respektin dhe përkushtimin dhe gjithçka tjetër që e bënte atë të dallohej nga te tjerët, teatrit tonë ia fali dijen, kreativitetin, invensionin, estetikën dhe lodhjen e bukur filigraneske skenike“, u shpreh dramaturgu Krasniqi.  

Ish-regjisori dhe profesori i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, vdiq vitin e kaluar duke lënë pas dhjetra shfaqje të realizuara.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Trending