Connect with us

Ferizaj

Bllokimi i kanalizimit shqetësim për banorët e rrugës ”Shotë Galica”

Published

on

Bllokimi i rrjetit të kanalizimit po u paraqet probleme të mëdha banorëve të rrugës ”Shotë Galica” në Ferizaj. Kjo rrugë e ngushtë dhe e paasfaltuar po është pengesë për hyrjen e makinerisë së kompanisë ”Bifurkacioni” për të pastruar kanalizimin, andaj banorët po detyrohen që vet ta bëjnë një gjë të tillë.

“Këtu jemi shumë vështirë me kanalizim edhe me ujësjellës. Të gjitha rrugët janë shtruar, janë rregulluar, vetëm kjo rrugë nuk është e rregulluar. Më kanë thënë se është në plan, por kur do të bëhet nuk e dimë. Këtu po bllokohet kanalizimi, të drejtën të them, nipi im për çdo muaj shkon merr tek xhamia punëtorë me sajlle me hap, sepse ata të ujësjellësit nuk hyn këtu sepse është rrugë e ngushtë, nuk mundemi me hy po thonë ata që ta pastrojnë. Janë tuba të vjetër shumë, këta janë para 40 viteve kur i kanë rregulluar këta tuba me vetëkontribut. Tatimin po e paguajmë rregullisht. Është shumë problem të rregullohet sepse tubat janë të asbestit, janë tuba të vjetër shumë, ata tuba tash me siguri janë mbyllur me rërë e çka tjetër. Edhe këta që po vijnë me sajlle për t’i hapur nuk po munden t’i hapin deri në fund. Brenda muajit po mbyllet, pastaj erërat na mbytën, nuk po mundemi të rrimë nga erërat”, tha Zaim Shijaku.

Shefi i operativës në kompaninë “Bifurkacioni” Valdet Syla, thotë se mospastrimi i kanalizimit po ndodhë si pasojë e rrugës tejet të ngushtë.

Ne mundohemi t’i pastrojmë me aq sa kemi mundësi dhe me aq sa afrohemi afër pikës e cila na lejon, mirëpo jo çdo herë po arrijmë që t’i pastrojmë në nivelin se sa është e nevojshme për arsye se çështjet teknike nuk na lejojnë. Ndoshta edhe konsumatorët vet bëjnë përpjekje, mundohen t’i pastrojnë vet ato rrjeta, mirëpo sigurisht që kjo është brengë e jona dhe ne mundohemi me kapacitetin tonë që e kemi, mirëpo përderisa nuk kemi qasje, nuk kemi hapësirë manovrimi atëherë nuk mundemi edhe me i zhblloku”, theksoi  Valdet Syla.

Në kompaninë ”Bifurkacioni” në Ferizaj, thanë se edhe pse gypat janë të vjetër, ata janë funksional dhe nuk janë të dëmtuar dhe se nuk është paraparë  ndërrimi i gypave në atë pjesë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për sulm dhe therje me thikë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajrje derisa rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor.

Ferizaj 23.06.2026 – 12:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Trending