Connect with us

Ferizaj

Gjykata Themelore e Prishtinës e kthen PZHK-në e Ferizajt në pikën zero

Published

on

Plani Zhvillimor Komunal i Ferizajt, i miratuar dy vite më parë, është kthyer  sërish në pikën zero, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës ka  vendosur që të anuloj pëlqimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të dhënë për draftin e PZHK-së në vitin 2017.

Këtë vendim të kësaj gjykate e posedon Imri Haliti, banor i rrugës “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, i cili që nga fillimi e ka kundërshtuar këtë dokument.  

“Neve dje na ka arritur një vendim nga Gjykata Themelore e Prishtinës,  Departamenti për Çështje Administrative ku me një fjalë ka anuluar draftin  e Planit Zhvillimor Komunal të vitit 2017. Kjo i bie që dhënia e pëlqimit për miratim të PZHK-së 2017-2025 është në pikën zero. Ky pëlqim ka qenë i anuluar  më datën 15.09.2017,duke ditur se si është zhvilluar kjo procedurë me intervenime dhe pas 2 viteve prapë është kthyer në atë pikë ku dhënia e pëlqimit e PZHK-së për momentin është anuluar dhe është në pikën zero që do të thotë se të gjitha ndërtimet që kanë ndodhur në këtë periudhë i bie që thuajse janë të kundërligjshme. Për fat të keq këtu bëhet fjalë për një ankesë tonën, por tash ata e kanë marrë si të përgjithshme dhe bëhet fjalë komplet apo atakohet komplet PZHK-ja, jo vetëm prona jonë. Ne jemi ankuar direkt për pronën tonë, por ajo nuk ka mundësi që si PZHK parcial të ndahet dhe tani ka marrë krejt një kahe tjetër”, tha Haliti.

Procesi  i hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, por edhe miratimi i këtij dokumenti, ishte kundërshtuar nga disa asamblistë të legjislaturës së kaluar. Njëri ndër ta ishte edhe Bashkim Fazliu.

“Çdokush në çdo kohë, në çdo etapë që e ka shkelur ligjin, që ka bërë veprime antiligjore mendoj që organet e drejtësisë duhet me kry punën e vet. Unë edhe në Kuvend e kam pas thënë që nuk jam kundër zhvillimit, jam pro urbanizmit, të zhvillohet qyteti e vendi jonë, por me shku me rregulla. Nëse ndërtohet një ndërtesë dhe e ka pëlqimin e komunitetit le të ndërtohet sipas kritereve, me rëndësi është që çdo ndërtim me i kontribu qytetit e jo me qenë avari. Tani me shku në lagjen e re, nuk e njeh  atë lagje, habitesh. Unë  e kuptoj që është edhe interes i qytetarëve apo pronarët e tokave kanë interes dhe shteti duhet me ua mundësu atë, por në kuadër të rregullave”, tha Fazliu.

 E zëshme në këtë aspekt ka qenë edhe organizata joqeveritare  Iniciativa për Progrës. Shpend Mustafa nga kjo organizatë, thotë se që në fillim kanë pasur dyshimet  e tyre se ky plan është për të mirën e komunës, prandaj, sipas tij, duhet të nisen hetime të reja dhe përgjegjësit e këtij procesi  të marrin dënimin e merituar.

 “Ky Plan Zhvillimor që atëherë kemi thënë që është bërë me shkelje ligjore dhe nuk përfaqëson interesat e qytetarëve pasi nuk është diskutuar me ta dhe nuk i ka shikuar  se çfarë kanë nevojë qytetarët. Vendimi  i  Gjykatës Themelore në Prishtinë veçse i ka vënë në fuqi pohimet e INPO-s, ka treguar se PZHK i miratuar në vitin 2017 është një dokument që nuk përmban aspekte ligjore dhe është një dokument që nuk bën planifikim urban, por bën kaos urban. Nëse Gjykata thotë që ka pas shkelje ligjore në procedimin e dokumentacionit ligjor, dikush e ka bërë këtë shkelje ligjore dhe prokuroria e ka obligim të hetoj tërë këtë proces dhe fajtori të gjendet e të dënohet. Një plan i tillë ka krijuar kaos në Ferizaj  dhe për këtë duhet të dënohen përgjegjësit“,tha Mustafa.

Plani Zhvillimor i Ferizajt u pat miratuar pas disa tentimeve në shtator të vitit 2017.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending