Connect with us

Ferizaj

Hajnat grabisin bizneset prodhuese në Babush

Published

on

Sot në orët e hershme të mëngjesit janë bastisur disa biznese private prodhuese të Ferizajt. Ndër kompanitë që ranë pre e vjedhjeve janë “Euro Park”, “Vëllezërit e Bashkuar” dhe “Cadi Cleaning” në Babush të Ferizajt. Për këto vjedhje tregon vet pronari i “Euro Park”, Afrim Breznica.

“Në orën katër ka thirrë alarmi, domethënë është lëshuar alarmi i fabrikës dhe më ka lajmëruar në telefon, e kam mbyllur telefonin dhe kam hyrë live në kamera me shiku se çka është duke ndodhur dhe kam parë në lëvizje njerëzit dhe kam ardhë, por nuk kam hy në fabrikë, e kam vëzhguar terrenin përreth mos po i shoh në rrugë apo diçka dhe e kam thirrë policinë, kanë ardhë, e kanë hapur rastin pastaj kanë ardhë edhe hetuesit. Kanë dëmtuar, kanë lënë baltë, kanë marrë një shumë parash, por kjo është ajo që neve bizneseve nuk po na lë të sigurt të veprojmë, punojmë, nuk kemi siguri në punë. Është fabrikë, çështje materiale, po çka nëse hynë edhe në shtëpi dhe t’i frikëson fëmijët, aty e kemi problemin si popull. Tani e lë në dorën e policisë, ne do të mundohemi t’iu ndihmojmë, kamerat i kemi të parës dorë, me zoom, të gjitha bizneset”, tha Afrim Breznica.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, tha se hetimet janë duke u kryer me intensitet.

“Sot në mëngjes janë raportuar tri raste të vjedhjeve në fshatin Babush ku janë përqëndruar në disa nga bizneset e Ferizajt. Rasti i parë është raportuar se personat e dyshuar, të panjohur deri më tani, kanë hyrë me forcë në këto objekte biznesore dhe në objektin e parë kanë marrë 99 euro para të gatshme, në rastin e dytë kanë marrë 108 euro dhe në rastin e tretë kanë marrë 17 pako cigare të ndryshme në vlerë 250 euro dhe të holla 150 euro, ndërsa në rastin e katërt është raportuar si dëmtim prone, vetëm dera është dëmtuar, por nuk kemi informata nga pronari se është vjedhur diçka. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu me mjekët ligjor kanë marrë gjurmët të cilat janë gjetur aty dhe hetuesit janë angazhuar maksimalisht që t’i identifikojnë personat e dyshuar dhe të paraqiten para drejtësisë”, theksoi Agim Gashi.

Kohëve të fundit, në komunën e Ferizajt janë shpeshtuar rastet e vjedhjeve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending