Connect with us

Ferizaj

Kërkohet funksionalizimi i çerdhes në Greme dhe tek ish tregu i kafshëve

Published

on

Në vitin 2016 banorët e fshatit Greme të Ferizajt dhe fshatrave përreth i ishin gëzuar nisjes së ndërtimit të çerdhes në këtë fshat. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar tri vite, fëmijët e këtij fshati ende nuk po kanë mundësi ta shfrytëzojnë këtë objekt ani pse ai është i finalizuar, mirëpo mosfunksionalizimi i tij ka bërë që ai të mbetet bosh tash e sa vite.

Banorët thonë se ky fshat ka shumë nevojë për një çerdhe marrë parasysh faktin se në të jetojnë rreth 10 mijë banorë.

“Kjo ka qenë dashur të hapet qysh herët, jemi duke pritur, mirë ka qenë me u hap,ka banorë shumë e  ka fëmijë shumë, do të ishte një lehtësim për të gjithë, sa më shpejt që hapet është mirë, nuk e dimë pse nuk po e funksionalizojnë, e gjitha është e gatshme“, tha Shabi Murseli, banor i fshatit Greme.

Keq boll, me pas qenë e hapur i kishim sjellë fëmijët”, tha një banor tjetër.

Një tjetër objekt i dedikuar për çerdhe e që ka mbetur i pafunksionalizuar është edhe në qytet, tek ish tregu i kafshëve. Qytetarët, duke hezituar të flasin para kamerës, thanë se që 5 vite janë duke e pritur funksionalizimin e kësaj çerdhe objekti i së cilës tani ka filluar edhe të amortizohet.

 Për mosvënien në punë të këtyre dy çerdheve, drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, arsyetohet se ministritë e linjës nuk po lejojnë rritjen e numrit të punëtorëve që do të punësoheshin në këto institucione.

“Fatkeqësia është se nuk kemi mundur t’i funksionalizojmë për shkak të numrit të kufizuar të angazhimit të edukatoreve nëpër  këto çerdhe. Drejtoria e Arsimit në Ferizaj ka 1 mijë e 788 punëtorë duke përfshirë punëtorët administariv dhe ndihmës dhe ai numër nuk mund të rritet në asnjë mënyrë për të bërë ndonjë rifreskim apo për të bërë funksionalizimin e këtyre çerdheve dhe si rezultat i kësaj ne nuk po mundemi me i hap çerdhet, ndërsa e kemi shumë parasysh dhe jemi të vetëdijshëm që kërkesat e banorëve janë shumë të mëdha për sistemimin e fëmijëve të tyre nëpër çerdhe“, tha Llabjani.

Llabjani, ka shpresë se qeveria e re do t’i funksionalizojë këto dy çerdhe, në të kundërtën thotë se do të gjejnë ndonjë alternativë përmes ndonjë marrëveshje me partneritet publiko-privat.

Ne do t’i shqyrtojmë edhe këto mundësi, nuk është se nuk kemi punuar në këtë drejtim, ne kemi pasur model nga vizitat që kemi pasur në komunën e Prishtinës sepse ata kanë çerdhe me bazë në komunitet, kanë çerdhe me partneritet publiko-privat, por janë disa procedura të tjera të cilat nuk na kanë lejuar  ta bëjmë këtë gjë, por ne do t’i mendojmë format dhe alternativat e tjera që së paku këto dy çerdhe t’i funksionalizojmë pasi janë të gatshme“, tha Llabjani.

Ndërtimi i objektit të çerdhes në fshatin Greme kishte një kosto rreth 200 mijë euro, kurse ai në rrugën “Driton Islami” 150 mijë euro, madje për këtë të fundit kishte edhe një marrëveshje me UNICEF-in që punëtorët e angazhuar të paguheshin nga kjo organizatë botërore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen katër të dyshuar për kanosjen e një personi në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka arrestuar 4 persona në dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftim bëhet e ditur se më datën 13.07.2026, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një ankues, M.B, i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative-hetimore nga njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve, janë identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar në një lokal në Ferizaj, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar katër armë zjarri dhe sasi municioni.

Të dyshuarit: H.TH. ( 50 vjeç), SH.TH. (27 vjeç). E.B. ( 37 vjeç) dhe E.H. (27 vjeç), me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

#

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave konfiskohen 15 motoçikleta në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se brenda periudhës nga 6 – 12 korrik ka shqiptuar 26 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe ka konfiskuar 15 motoçikleta.

Kjo pasi policia ka shtuar kontrollet në qarkullimin dhe drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

Shumica e gjobave janë shqiptuar për shkelje të rregullave të komunikacionit, përfshirë drejtimin e motoçikletës pa regjistrim, pa patentë shoferi ose pa helmetë mbrojtëse, si dhe kundërvajtje të tjera.

Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar edhe 15 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Continue Reading

Trending