Connect with us

Ferizaj

Projekti “Bashkimi i qytetit” hyn në fazën përfundimtare

Published

on

Projekti “Bashkimi i qytetit” ka filluar të zgjerohet. Nga dita e djeshme makineritë kanë kaluar mbi binarët e trenit, madje njëri nga binarët ka filuar edhe të largohet. Drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, që është edhe udhëheqës i këtij projekti, thotë se për momentin treni do të lëvizë vetëm në dy palë binarë.

“Projekti  ”Bashkimi i qytetit” është thuajse në fazën përfundimtare dhe tani është faza më delikate faza e kalimit të hekurudhës, ne tashmë në pjesën komerciale dhe në pjesën e kalimit të këmbësorëve kemi filluar gërmimet dhe jemi në fazën e kalimit të hekurudhës, ne gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me INFRAKOS-in kemi bërë  kalimin e trenit në binarin e tretë ku dhe janë zhvendosur edhe platformat  e qytetarëve. Sot gjatë ditës do të bëhet prerja e binarit dhe gjatë këtij viti do të kryhet pjesa e parë që kalon nën hekurudhë dhe pas përfundimit do të vendoset binari prapë dhe lëvizja e trenit do të bëhet në binarin rreth projektit “Bashkimi i qytetit“, tha Bytyqi.

 Bytyqi, thotë se në vitin e ardhshëm do të nisin gërmimet tek semaforët ku edhe do të bëhet një rrethrrotullim për hyrje dhe dalje në rrugët ”Ahmet Kaçiku” dhe “Vëllezërit Gërvalla”.

“Gjerësia është rreth 40 metra që kalon segmenti nën hekurudhë, kurse gjatësia është diku 30 metra. Dalja do të jetë në pjesën tek semaforët do të jetë pjesa  e rrethrrotullimit që do të bëhet rruga “Ahmet Kaçiku” në dy segmente dhe pjesa tek “Gjon Serreçi” do të lëshohet në nivel me pjesën e “Bashkimit të qytetit”, po ashtu edhe rruga “Vëllezërit Gërvalla” ku do të bëhet në këtë pjesë rrethrrotullimi për hyrje dalje“, tha Bytyqi.

 Sa i përket pëlqimit të INFRAKOS-it për të punuar në pjesën e tyre, drejtori Bytyqi heq të gjitha dilemat.

“Kjo ka qenë e gjitha thashetheme dhe propagandë, pasi ne nuk kemi pasur asnjëherë telashe me INFRAKOS-in, çdo gjë ka qenë e koordinuar me ta, pëlqimi është marrë nga ta dhe është edhe publike dhe çdo gjë është në koordinim me ta dhe nuk kemi asnjë telashe me INFRAKOS-in”, shprehet Bytyqi.

Punimet në projektin “Bashkimi i qytetit” kanë nisur në shtator të vitit të kaluar, ndërsa sipas drejtorit të infrastrukturës, qytetarët do ta gëzojnë këtë projekt vitin e ardhshëm.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në një kompani në Ferizaj dëmtoi edhe tri shtëpi familjare

Published

on

Nga një zjarr që shpërtheu më 31 maj në një kompani private në Ferizaj, përpos dëmeve në objektin afarist janë dëmtuar edhe tri shtëpi familjare të pronarit të kësaj kompanie.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se nga zjarri që shpërtheu rreth orës 23:10, vlera e dëmeve në objekt afarist dhe shtëpitë e përfshira është e konsiderueshme, derisa rasti është duke u hetuar.

Ferizaj / 31.05.2026 – 23:10.

Më 01.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se zjarri i cili kishte shpërthyer me datën e lartcekur në kompaninë e tij, përveç dëmeve tek lokali, dëme ishin shkaktuar edhe tek tri shtëpi të familjarëve të tij ku vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Konfiskohen dy motoçikleta dhe ndëshkohen drejtuesit e tyre në Ferizaj

Published

on

Të dielën, më 31.05.2026 rreth orës 15:15, Policia në Ferizaj ka ndaluar dy drejtues motoçikletash, të cilët po qarkullonin në rrugën “Shaban Viça”, në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Ndaj personit me inicialet R.M. (25 vjeç) është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh për mos posedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, si dhe masë mbrojtëse prej tre muajsh heqje e patentë-shoferit. Po ashtu, ai është gjobitur edhe me 200 euro për qarkullim me motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa.

Edhe ndaj personit me inicialet A.V. (25 vjeç) janë shqiptuar të njëjtat masa: 500 euro gjobë për mos posedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, tre muaj heqje e patentë-shoferit, si dhe 200 euro gjobë për motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa.

Për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt, policia ka konfiskuar edhe të dy motoçikletat.

Continue Reading

Trending