Connect with us

Ferizaj

Stadiumi Nacional i Kosovës kërkohet të ndërtohet në Ferizaj

Published

on

Lokacioni për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës është bërë prapë temë diskutimi. Derisa po debatohet se ku duhet të ndërtohet ky stadium, trajneri ferizajas Agron Selmani, thotë se stadiumi i Kombëtares së Kosovës duhet të ndërtohet në qytetin e Ferizajt, meqë lokacioni gjeografik I këtij qyteti është I përshtatshëm për një stadium të tillë.

“Një alternativë e tretë, një alternativë që kishte me qenë më e pranueshme për shkak të pozicionit gjeografik që e ka qyteti i Ferizajt, për shkak të zonës sportive e cila veq është zonë enkas e dedikuar për aktivitete sportive, unë po mendoj se edhe për shkak të rrethanave historike dhe për shkak të rrethanave sportive edhe për shkak të shumë faktorëve demografik. Unë mendoj se Ferizaj do të ishte një ide më e mirë në krahasim me këto dy pozicionet aktualisht. Arsyeja është shumë e logjikshme dhe shumë konkrete. Rajoni i Ferizajt me komunën e Shtimës, Shtërpces e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, po ashtu edhe me reflektim të qytetit të Vitisë, nuk është i përfaqësuar me asnjë objekt. Fitimi do të ishte i dyanshëm, investimi do të ishte më racional kurse qasja dhe pozita gjeografike edhe faktorë të tjerë janë në favor të idesë sime dhe nuk kam asgjë kundër ideve tjera, por përse të mos luftojmë me një ide të mirë, të shëndosh dhe të fitoj opsioni më i mirë”, tha Selmani.

Se ky stadium duhet të ndërtohet në Ferizaj e thotë edhe trajneri Ahmet Sylejmani.

“Infrastruktura ekziston dhe mandej infrastruktura rrugore, infrastruktura po mendoj edhe në atë aspektin material, këtu tek ne afër palestrës sportive “Bill Clinton” edhe stadiumi me bari artificial që i plotëson disa kushte që aktiviteti të vazhdoj edhe në aspektin nacional për këtë çështjen e stadiumit nacional. Është mirë që komunës së Ferizajt një herë t’i jepet një mundësi që të ndërtoj një stadium, për arsye se tani mbi ligjin për AKP-në që u është dhënë kompetenca për prona komunave mundemi edhe në aspektin material të kursejmë për arsye se nuk ka nevojë të shpronësohen tokat, po mendoj në atë objekt që është gati 30 hektarë që mund të bëhet një stadium me të vërtetë i mirë dhe ka hyrje dhe dalje dhe këtu janë rruga nacionale “Arbën Xhaferi”, është rruga këndej “Ibrahim Rugova” që mund të lidhet, mandej është hekurudha,  aeroporti është afër, domethënë ka pika lëvizëse shumë të mira”, tha Sylejmani.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, me 4 dhjetor të vitit 2017, në mbledhjen e qeverisë kishte marrë vendim që zona ekonomike e Drenasit, të caktohet si lokacioni për ndërtimin e stadiumit. Fillimisht, vendi ku ishte caktuar lokacioni i stadiumit ishte tjetër. Presidenti aktual Hashim Thaçi, në kohën kur ishte kryeministërmë 18 mars të 2014, në mbledhjen e qeverisë, kishte marrë vendim që të fillojnë procedurat për ndërtimin e stadiumit kombëtar të Kosovës. Lokacioni ishte caktuar në territorin e komunës së Prishtinës. Por, një deklaratë nga anëtari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ringjallur reagimet. Deputeti i Lidhjes Demokratike tha se partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje, si fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit, kanë vendosur që stadiumi kombëtar i Kosovës të mos ndërtohet në Drenas, por në Bernicë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Trending