Connect with us

Ferizaj

”Caritas Kosova” diskuton për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore

Published

on

Organizata humanitare “Caritas” e përbërë nga më shumë se 15 vende të Evropës dhe Lindjes së Mesme për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore, ka mbajtur konferencë gjatë kësaj jave në Prishtinë për çështjen e luftimit të trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo konferencë ka mbledhur të gjitha organizatat partnere dhe përfaqësuesit institucional nga niveli kombëtar dhe evropian. Përfaqësueset e “Caritas France”, Elnara Petit dhe Genevieve Colas, thanë se qëllimi i këtyre konferencave është shkëmbimi i përvojave për raste të tilla dhe vetëdijësimi i popullatës për këtë çështje.

“Të gjitha organizatat tona në regjione të ndryshme punojnë në terren në vende të ndryshme, në fshate të ndryshme dhe çdo ditë ata bëjnë parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, ata rrisin vetëdijësimin e kësaj çështje edhe në shkolla se cilat lloje të trafikimeve njerëzore mund të ndodhin dhe ekzistojnë nënregjione, ata ashtu edhe i konfiskojnë viktimat dhe marrin masa mbrojtëse duke iu ofruar strehë afatgjate për mbrojtjen afatgjate të viktimave, ata gjithashtu punojnë edhe me njësitë e zbatimit të ligjit të cilët e zbatojnë sistemin e identifikimit dhe gjithashtu është edhe sistemi se si të punojmë së bashku me ministri të ndryshme, organizata të ndryshme që quhet mekanizëm referues, kështu që nëse unë e identifikoj viktimën e di se ku ta referoj dhe me kënd duhet të punoj”,  tha Elnara Petit, përgjegjëse e projektit për zhvillim në Evropën Lindore.

“Kjo konferencë ka qenë shumë e rëndësishme për ne, ne jemi 15 vende të cilat punojmë së bashku që 9 vite dhe ishte shumë e rëndësishme të jemi këtu në Kosovë, të shohim se çfarë kemi bërë gjatë këtyre 9 viteve, cili ishte ndikimi i punës sonë, të luftojmë kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe të bëjmë parandalimin dhe të punojmë me viktimat”, tha Genevive Colas, koordinatore e rrjetit “Kundër trafikimit të qenieve njerëzore” në Francë.

Ndërkaq, Jakup Sabedini, përfaqësues i ”Caritas”-it në Kosovë, tha se kjo konferencë i është kushtuar ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Ky bashkëpunim ka konsistuar këtu në Kosovë me konferencën ndërkombëtare që e kemi pasur në nivel nacional, pra edhe ndërkombëtar, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të institucionevce nacionale këtu në Kosovë, gjithashtu edhe ndërkombëtare për të prezantuar dhe i është kushtuar ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”,  tha Jakup Sabedini.

 “Caritas Kosova” është themeluar në Ferizaj në vitin 1992 dhe që nga dhjetori i vitit 2016 ka punësuar 600 njerëz në institucione të ndryshme, ndërsa ka mbi 400 vullnetarë në pesë zyra rajonale në Prishtinë, Prizren, Gjakova, Mitrovicë dhe Leposaviç.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 21.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar rreth orës 14:45 të së enjtes (08.10.2026), në rrugën Lekë Dukagjini në Ferizaj.

Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Trending