Connect with us

Ferizaj

Shpërndahen fidane të lajthisë për fermerët ferizajas

Published

on

Kultivimi i lajthisë po shihet si kulturë me levërdi për tregun vendor dhe atë të jashtëm.

Me qëllim të stimulimit të fermerëve për këtë kulturë, sot Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj bashkë me organizatën IKC, kanë shpërndarë fidane të lajthisë për 7.5 hektarë tokë.

 Drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, tha se 15 përfituesve do t’iu ndahen fidane  të lajthisë për 50 ari.

“Kemi marrëveshje me IKC-në për shpërndarjen e 7.5 hektarëve me kulturën e lajthisë, bëhet fjalë për 15 përfitues secili me nga 50 ari me lajthi si dhe sistemin e ujitjes pikë-pikë. Të gjithë fermerët janë këtu dhe në kohë optimale do të bëhet mbjellja e tyre. Konsiderojmë që është një kulturë e re dhe produktiviteti i këtij lloji të lajthisë ia vlen të investohet te fermerët tanë, po ashtu edhe çmimi në tregun tonë është mjaft i levërdishëm”, tha Bajrami.

Përfaqësuesi i organizatës IKC, Ekrem Bajrami, tha se kushtet në këtë regjion janë shumë të favorshme për këtë kulturë, duke shtuar se pas 4 viteve këto fidane veçse do t’i japin produktet e tyre të para.

“Lajthia është një kulturë që më lehtë ruhet dhe ka treg për të, kështu që është edhe e shëndetshme për konsum, por edhe kushtet në regjionin tonë janë më të favorshme sesa për arrën. Është një lajthi e shortuar që u jep fermerëve mundësi  më lehtë të kultivohet. Lajthia është kulturë që hynë në prodhim nga viti i pestë, pasi janë të shortuara besojmë që vitin e katërt kanë me fillu me pas prodhim”, tha Bajrami.

 Ndër përfituesit është edhe Florije Kurti nga Zllatari. Ajo tha se shpreson që këto fidane të sjellin rendimente.

“Vjet i kam pasur 3 hektarë, por kanë dështuar, sivjet kam bërë kërkesë dhe arrita t’i marrë, uroj të kemi punë, ka punë me i kultivu, por shpresoj me ia arrit qëllimit”, tha Kurti.

Përfitues tjetër është edhe Shemsedin Sojeva nga fshati Sojevë i Ferizajt. Ai thotë se për herë të parë do të merret me këtë kulturë, edhe pse dëshira ishte e kahmotshme.

“Falënderoj IKC-në dhe komunën për mbështejen që na e ka dhënë, kam qenë i interesuar shumë kohë më parë për këtë sort të lajthisë, do të kujdesem shumë mirë për to dhe besoj që do të kemi rezultate”, tha Sojeva.

Gjatë shpërndarjes, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, tha se në bazë të mundësive dhe kapaciteteve të kësaj drejtorie edhe në të ardhmen do të mbështeten fermerët në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending