Connect with us

Ferizaj

Qytetarët të interesuar për shpendë, thotë kultivuesi Zylfiqari

Published

on

Kenan Zylfiqari nga Ferizaj ka më shumë se 4 vite që merret me kultivimin e llojeve të ndryshme të shpendëve. Këtë veprimtari ai e nisi në shtëpinë e tij, për të hapur më pas një dyqan për shitjen e tyre në qytetin e Ferizajt. Mbi 100 lloje shpendësh që ai i mban në këtë lokal, thotë se i merr nga Shqipëria, Maqedonia e Bullgaria. Zylfiqari, thotë se kjo punë kërkon shumë përkushtim e durim, mirëpo falë dashurisë që ka ndaj tyre një gjë e tillë është fare e lehtë.

”Varet nga vullneti, duhet t’i kemi në qejf sepse këta për shembull bëjnë ndotje duke e qëruar ushqimin dhe e hudhin poshtë. Duhet të kemi vullnet t’i pastrojmë. I gjithë vullneti është nëse i do këta, nëse ke dashuri për ta atëherë nuk do e kesh problem, e gjitha shkon me vullnet, nëse e ke vullnetin e mirë punon me ta si të duash”, thotë Kenan Zylfiqari.

Duke treguar për llojet e ndryshme të shpendëve që i posedon, Zylfiqari tha se interesimi i qytetarëve për këto shpendë është mjaftë i lartë.

“Janë mbi 100 lloje të shpezëve, këta janë Tigrica, ky është Rozell, ky është Princi i Vellsit, këta janë Ninfa, këta janë Kanarina, varet tash çfarë llojesh, kam edhe disa që janë LoveBirds quhen. LoveBirds janë pak më të egër. Janë edhe disa Zebica ju thonë, Zebra Finch”, tha ai.

Kenan Zylfiqari gjithashtu merret edhe me kultivimin dhe shumimin e llojeve të ndryshme të peshqve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending