Connect with us

Ferizaj

Subvencionimi i kamatave për bizneset mbetet vetëm premtim i kryetarit Aliu

Published

on

Njëri ndër premtimet e kryetarit të komunës së Ferizajt Agim Aliu ishte subvencionimi i kamatave kreditore për bizneset e këtushme. Mirëpo edhe pse kanë kaluar dy vite që kur Aliu mori nën udhëheqje komunën e Ferizajt,  një gjë e tillë mbeti vetëm premtim.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj Zekir Bytyçi, në një konferencë për media, tha se vullneti i qeverisë lokale ka qenë që të përmbushin këtë zotim, por kanë hasur në pengesa ligjore.

“Ne si komunë kemi qenë të interesuar me bë këtë  lloj të subvencionimit të kamatave, por kemi hasur në pengesa ligjore që nuk kemi mundur me i  mbështet bizneset përmes pagimit të kamatave, e vemtja mënyrë që kemi mundur me i mbështet është përmes blerjes së pajisjeve. Ka qenë pengesë ligjore që nuk lejon ligji me u lidh me një operator këtë rast bankë dhe me i transferu mjetet e komunës në llogari të bankës”, tha Bytyçi.

 Një premtim tjetër që ka mbetur peng i procedurave ligjore është edhe krijimi i zonës ekonomike në Babush.

“Ne si komunë i kemi marrë disa pëlqime, por pengesë kryesore ka dalë  Ministria e Bujqësisë që nuk na ka dhënë pëlqim për fillimin e zbatimit të këtij projekti, arsyeja ka qenë sepse është tokë e kategorisë së dytë, tokë pjellore, dhe nuk mund të jepet një pëlqim në atë zonë, ndërsa ne e kemi futur në hartat zonale që ajo zonë të jetë zonë ekonomike dhe në momentin që votohet nga Kuvendi i Komunës atëherë ne do të procedojmë që ajo zonë të jetë zonë ekonomike”, tha Bytyçi.

Në këtë konferencë për media, drejtori Bytyçi paraqiti të arriturat dhe sfidat e kësaj drejtorie gjatë këtij viti.

“Gjatë vitit 2019 janë mbështetur 38 biznese të mesme dhe të vogla me mjete të punës dhe pajisje nga Fondi i Punësimit ku qëllim kryesor ka qenë përkrahja e bizneseve private me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës, gjithashtu 15 biznese në fushën artizanale janë mbështurur me mjete pune dhe pajisje. Po ashtu, këtë vit është hapur Qendra e Inovacionit që është një arritje e madhe për komunën e Ferizajt, e cila është një dritare e hapur për të rinjtë që garanton një perspektivë për ta”, tha Bytyçi.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, tha se gjatë këtij viti në Ferizaj janë regjistruar  afër 700 biznese të reja, ku janë punësuar mbi  1 mijë punëtorë, por tha se kanë pasur edhe  afër 100 kërkesa për ç’regjistrim apo mbyllje të biznesit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Trending