Komuna e Ferizajt ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

Përdorimin e mjeteve piroteknike në prag të festave të fundvitit e ka ndaluar edhe komuna e Ferizajt. Kjo komunë ka njoftuar se ka nxjerrë urdhëresën e cila vlen për periudhën 21 dhjetor 2019 deri më 15 janar 2020, mirëpo përjashtim bën data 31 dhjetor 2019 nga ora 23:00 deri në 00:30 e datës 1 janar 2020. Përdorimi i tyre ndalohet në vendet publike siç janë tregjet, rrugët dhe sheshet, thuhet në urdhëresën e publikuar në Facebook.

Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.