Connect with us

Ferizaj

LDK ka degraduar, vlerëson Hyseni

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 30 vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast, kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa, tha se ky përvjetor shënon suksesin e të gjithë veprimtarëve të LDK-së.

“Pa përjashtim dega e Lidhjes Demokratike në Ferizaj është pjesë rrjedhëse e këtij kontributi, e këtij angazhimi dhe vazhdon edhe sot të mbetet njëra nga degët e rëndësishme të Lidhjes Demokratike duke qenë njëra nga degët stabile pavarësisht disa baticave dhe zbaticave që ka pasur ngritje dhe rënie që shpeshherë këto ndodhin në politikë dhe janë të natyrshme, por që edhe i ka dhënë Lidhjes Demokratike figura të rëndësishme, por edhe ushtrim të funksioneve me rëndësi edhe në ekzekutiv, por edhe në legjislativ si dhe në organet ekzekutive të partisë në kryesinë e Lidhjes Demokratike dhe në Këshillin e Përgjithshëm që është organi më i lartë i Lidhjes Demokratike, ka pasur figura të rëndësishme përfaqësuese të degës së LDK-së së Ferizajt dhe qytetarëve të saj dhe besoj që të gjithë këta duhet nderuar, duhet respektuar, shfrytëzuar përvojën e tyre për të mirën dhe të ardhmën tonë të përbashkët”, tha Muharrem Svarqa.

Njëri ndër themeluesit e  LDK-së në Ferizaj, Shyqeri Hyseni,  këtë parti tani e sheh të degraduar.

“Degradimi i LDK-së vërehet edhe në qeverisjet, po e marrim qeverisjen në Ferizaj ku Ferizaj me 110 mijë banorë detyrohet ta marrë Svarqën për kryetar nga Gjermania, thua se në Ferizaj nuk ka gra dhe burra që mund të emërohen për kryetar të Lidhjes Demokratike të Ferizajt dhe më e keqja qeverisja ferizajase dy ditë para se të përfundon qeverisjen e saj lëshon 30 leje ndërtimi të këtyre soliterëve e rokaqierëve të cilët e kanë zënë rrugën, të cilët e kanë degradu skajshmërisht Ferizajn dhe shtrohet pyetja cila është LDK-ja, absolutisht asnjëherë nuk them se në LDK nuk ka gra dhe burra të mirë të cilët me të vërtet ia dëshirojnë të mirat  shtetit, së pari qytetit të vet e edhe vetvetës”,  tha Shyqeri Hyseni.

Ndërsa, për koalicionin e mundshëm në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes, kryetari i LDK-së në Ferizaj Muharrem Svarqa, tha se të dyja partitë duhet të jenë serioze në arritjen e marrëveshjeve në mes tyre.

“Të gjithë ne kemi përgjegjësi që të sillemi me seriozitet të plotë konform këtyre pritjeve, por edhe konform shpërndarjes së pushtetit në mënyrë që edhe në ndonjë të ardhme eventuale të mos bëhet koncentrimi i pushtetit vetëm në një parti politike, sepse nga përpjekja për kapjen e pushtetit atëherë krijohen mundësi për kapje të reja të shtetit nëse koncentrohen këto pushtete në një parti politike. E them këtë sepse edhe po të ishte Lidhja Demokratike fituese e këtyre zgjedhjeve unë do të isha një luftëtar i drejtëpërdrejt i asaj që në këtë rast, për shembull presidenti, nëse do të ishte kryeministri i Lidhjes Demokratike pas fitores eventuale do të insistoja që presidenti të ishte nga radhët e partnerit të koalicionit”,  tha ai.

Me rastin e këtij përvjetori jubilar të LDK-së, anëtarë të kryesisë dhe struktura të LDK-së kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending