Connect with us

Ferizaj

Karameta: Punëtorët shëndetësor konsumojnë alkool në vendin e punës

Published

on

Pa ndonjë diskutim, anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa ia proceduan Kuvendit Komunal pikat e rendit të ditës për mbledhjen e fundit të këtij viti. I vetmi debat u zhvillua për propozimin e anëtarit të LDK-së, Burim Karameta, i cili kërkoi që në seancën e ardhshme të raportoj drejtori i Shëndetësisë, për siç tha ai, konsumimin e alkoolit në vendin e punës nga  punëtorët shëndetësor në ndërrimin e natës.

“Drejtori i Shëndetësisë të jetë i gatshëm që në pyetjet e parashtruara brengosëse që kanë qarkulluar ditëve të fundit në shëndetësi  të dalë para foltores dhe të përgjigjet, nuk na  duhet raport shumëfaqësh”,tha Karameta.

Megjithatë, propozimi i Karametës nuk mori përkrahje nga kolegët e tij.

“Ne e kemi brenda seancës pikën pyetje dhe kërkesa dhe secili delegat e ka të drejtën që për çdo shqetësim me drejtu pyetje apo kërkesa të caktuara, ide ishte që me qenë një pikë e rendit të ditës që i bie me qenë një përgatitje më e madhe, ne nuk kemi nevojë me fut si pikë të rendit të ditës, por mund të shfrytëzohet gjatë seancës me bë këtë pyetje“, tha Arian Imeri nga PDK-ja.

“Kjo çështje s’ka nevojë me hy si pikë e rendit të ditës, mund të jetë kërkesë apo rekomandim që drejtori të jetë në seancë dhe kushdo qoftë t’i bëj pyetje, ndërsa nuk ka kuptim me hy si pikë e rendit të ditës”, tha Xhavit Zariqi nga AAK-ja.

 Në seancën e Kuvendit Komunal që do të mbahet më 30 dhjetor, janë proceduar për diskutim dhe miratim Rregullorja Komunale për Transparencë, Rregullorja për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale, propozim vendimi për ndryshimin e Statutit të KRU “Bifurkacioni” nga Ndërmarrje Publike Lokale në Ndërmarrje Publike Qendrore, dhe propozimi për miratimin e Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Ferizajt për vitin 2020.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending