Connect with us

Ferizaj

Paraqitet puna e Kuvendit të Ferizajt gjatë vitit 2019

Published

on

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi bëri përmbledhjen e punës së Kuvendit të Komunës në një konferencë për media.

Gashi-Bytyqi tha se gjatë këtij viti Kuvendi i Ferizajt mori mbi 80 vendime, u miratuan e ndryshuan disa rregullore, ndërsa nga tërë këto vendime, 5 prej tyre u kthyen prapa për rishqyrtim pas kërkesës së nivelit qëndror.

“Në vitin 2019 janë aprovuar 81 vendime që kanë qenë të propozuara nga Kryetari i Komunës . Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka miratuar dhe ndryshuar 6 rregullore. Rregullorja mbi themelimin dhe strukturimin e asambleve komunale të fëmijëve, plotësim ndryshimi i rregullores për dhënien e dekoratave, rregullorja për transparencën komunale, rregullorja komunale për varrezat – ofrimin e shërbimeve të varrimit dhe mirëmbajtjen e tyre, rregullorja për rregullin dhe shërbimet komunale si dhe ajo mbi vendosjen e tatimit në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2020, poashtu si draft rregullore kemi draft rregulloren për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike si dhe kemi aprovuar statutin e muzeut të kujtesës”, tha Gashi-Bytyqi.

 Kryesuesja e Kuvendit të Ferizajt, e cilësoi të suksesshme punën e Kuvendit të Komunës,  por jo kënaqshëm tha se kanë kaluar edhe debatet publike të cilat shpesh kanë dështuar në mungesë të qytetarëve.

“Sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në diskutime publike  nuk mundemi të themi që jemi të kënaqur, sepse çdoherë kemi bërë ftesat në bazë të ligjit, po ashtu përmes mediave, faqes zyrtare, megjithatë pjesëmarrja nuk është e kënaqshme, unë vazhdimisht i kam ftu qytetarët që të jenë pjesë aktive dhe të japin fjalën e tyre, mirëpo e keni parë që nuk kemi pasur pjesëmarrje të mirë, megjithatë çdoherë u kam dhënë mundësinë edhe pas diskutimit publik që përmes mediave edhe 15 ditë të tjera që t’i sjellin këresat e tyre me shkrim edhe nëse nuk kanë pasur mundësi me ardhë në atë diskutim publik”, tha Gashi-Bytyqi.

Kuvendi Komunal i Ferizajt gjatë këtij viti ka mbajtur 11 senaca të rregullta, ndërsa të fundit për këtë vit do ta mbajë pas 3 dite.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Trending