Connect with us

Ferizaj

”Kosova Model” synon tregun zviceran

Published

on

Udhëheqës të kompanisë ndërtuese “Angles Renovations” nga Zvicra kanë vizituar kompaninë prodhuese “Kosova Model” në Koshare të Ferizajt. Pronari i kompanisë “Kosova Model”, Bekim Sopaj, tha se qëllimi i vizitës së zvicëranëve është bashkëpunimi mes dy kompanive.

“Këta janë kompani ndërtuese dhe kanë ardhur për të shikuar produktet tona, materialet tona, kuzhinat tona dhe këta janë të interesuar për ta lidhur një bashkëpunim dhe këta pretendojnë në ndërtimet e tyre të larta që i kanë në Gjenevë dhe në të gjithë Zvicrën, pretendojnë t’i marrin produktet tona e sidomos kuzhinat. Me këtë kompani kemi qenë në kontakt që një kohë të gjatë në bazë të arkitektëve dhe me zotëri Gabriel dhe me zotëri Michel kemi pasur kontakt edhe të mëhershëm në lidhje me produktet tona, me eksportet dhe vetëm kanë filluar eksportet e para ose mund të them mostrat e para drejtë Gjenevës. Arsyeja e ardhjes sot në “Kosova Model” është shumë e madhe dhe është vendimtare për kompaninë tonë, sepse ka ardhur mund të them njeriu më i madh i ndërtimit në Gjenevë sot në “Kosova Model” për t’i parë produktet vendore, për t’i prekur, për t’i shijuar”, tha Bekim Sopaj.

Ndërsa, vizitorët nga kompania ”Angles Renovations” thanë se fillimisht do të bashkëpunojnë në eksportimin e prodhimit të kuzhinave të “Kosova Model”.

“Kemi ardhur vetëm për kuzhina sepse kuzhinat na kanë pëlqyer, më vonë do të jemi për dritare, dyer e të tjera prodhime sepse jemi shumë të kënaqur me kuzhinat fillimisht. Jemi shumë të kënaqur për momentin, mendojmë se do të jemi shumë të kënaqur, do të jemi në dakord, për këtë arsye do të vazhdojmë më tutje”, tha Gabriel Scuderi, menaxher në “Angles Renovations”.

“Nëse arrihet një dakordim mes kompanive atëherë “Kosova Model” do të jetë e përfaqësuar në të gjithë tregun zviceran përmes përfaqësuesëve të “Angles Renovations”, tha Michel Scuderi, drejtor i “Angles Renovations”.

Fabrika prodhuese “Kosova Model” ka filluar eksportin në tregun evropian që nga viti 2008.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në Ferizaj u shqiptuan 1370 gjoba trafiku

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt në periudhën njԯ javore nga 22 deri më 28 prill 2024, ka shqiptuar 1370 gjoba trafiku derisa  ka hequr edhe 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 29 aksidente, ku katër prej tyre ishin aksidente me lëndime, 18 persona të lënduar si dhe 15 aksidente me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kërcënohet me jetë Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i  “AVONET”

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit të OJQ-ve, “AVONET”, Kenan Gashi, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë nga një palë e përfshirë në një rast që “AVONET” po e trajton në gjykatë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi bëri të ditur se rasti i kërcënimit dhe kanosjes ndaj tij nga ana e personit Faredin Grainca, ndodhi mbrëmjen e së premtes, në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt,  por siç u shpreh Gashi, sulmi u parandalua falë zyrtarëve të Policisë që ishin të pranishëm në atë çast në vendngjarje.

Sipas Gashit, kërcënimet e sulmet e tilla janë shqetësuese për faktin se vijnë si rezultat i punës dhe aktivitetit publik të cilin e zhvillon në interes të përgjithshëm andaj edhe kërkon veprime të menjëhershme nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit për inicimin e procedurës penale këtij personi.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për këtë rast, për të cilin tha se është njoftuar edhe prokuroria dhe janë intervistuar të dyja palët.

Continue Reading

Trending