Connect with us

Ferizaj

Përmes mësimit të gjuhës të rinjtë synojnë punësimin në Gjermani

Published

on

Interesimi jashtëzakonisht i madh për të mësuar gjuhën gjermane po i mbush klasat e qendrave për edukim joformal dhe të shkollave private për gjuhë të huaja.

Përveç atyre që kanë dëshirë të mësojnë një gjuhë të re, kjo situatë më së shumti ka të bëjë me të rinjtë të cilët dëshirojnë të shkojnë të punojnë në Gjermani.

Të mbushura sot ishin edhe klasat e kursit “Qendra e Gjuhëve të Huaja”, në Ferizaj, ku drejtuesi i kësaj qendre Armend Bytyqi, thotë se në 3 vitet e fundit është rritur dukshum numri i të rinjve për të mësuar këtë gjuhë.

“Interesimi është bukur i madh, posaçërisht kohëve të fundit ky numër veç sa është rritur dukshëm jo vetëm në qendrën tonë, por edhe në kurset e tjera. Krahas niveleve bazike të cilat nevojiten për bashkim familjarë, në tri vitet e fundit është rritur më shumë numri i atyre që e mësojnë gjuhën për shkollim profesional, vlen të ceket më shumë infermieria, gastronomia, por edhe mjekësia në përgjithësi”, tha Bytyqi.

Bytyqi thotë se më të interesuarit për të mësuar gjuhën gjermane janë të rinjtë e moshës 17 vjeçe.

“Nga viti i fundit nxënësit e shkollave të mesme diku prej moshës 17 vjeçare vërehen më shumë që dëshirojnë të mësojnë gjuhën gjermane, të gjithë këta kryesisht për shkollim në Gjermani, por edhe shumica prej tyre 90% e nxënësve që ndjekin mësimet në gjuhën gjermane paraprakisht e kanë një qëllim apo një ofertë nga Gjermania dhe më pas vazhdojnë të mësojnë gjuhën”, tha Bytyqi.

Një ndër nxënëset që vijon mësimet në këtë qendër është edhe 20 vjeçarja Agnesa Kashatanjeva. Ajo thotë se pasi ta mësoj gjuhën synon që të shkoj në Gjermani për të punuar.

 “Unë mendoj me shku në Gjermani për me studiu dhe me punu, jam e interesuar për infermieri edhe këtu  e kam kryer infermierinë dhe po besoj që atje mundem me gjetë vetën më mirë se këtu”, tha Kashtanjeva.

Gjermania vazhdon të dallohet si magnet për shumë kosovarë që duan të punojnë në Gjermani, kjo pasi sipas disa të dhënave, nga viti 2007 deri vjet në Gjermani janë krijuar mbi pesë milionë vende të reja pune, numër ky që pritet të rritet edhe në këtë vit veçanërisht në sektorin e shërbimeve në Gjermani, e më së shumti në sektorin e transportit dhe industrisë së ndërtimeve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Trending