Connect with us

Ferizaj

”Star Graf” edhe në Bruksel

Published

on

Njëra ndër shtypshkronjat e Ferizajt është edhe ajo ”Star Graf” në të cilën shtypen formularë adiministrativ, revista, gazeta, libra, romane e të tjera. Njëri ndër përfaqësuesit e kësaj shtypshkronje, Besim Dinolli, thotë se gjatë këtyre viteve përvojat kanë qenë të ndryshme. Ai tha se teknologjia që përdorin sot është shumë më e avansuar në krahasim me atë të vjetrën.

“Atëherë dhe tash ka ndryshime të mëdha, domethënë ka qenë një kohë kur ana profesionale ka qenë shumë e dobët, zero. Ana e sigurisë ka qenë po ashtu shumë e rëndë dhe tash është një përvojë shumë e mirë ku siguria është shumë në nivel domethënë vetëm kërkohet puna të bëhet siç duhet. Në atë kohë kemi startuar me një kompjuter, një makinë të shtypit “off set gto”, për kohën kanë qenë shumë të mira dhe sot ende funksionojnë, por është me një nivel shumë më prapa, tash punohet me një teknologji komplet ndryshe digjitale, shumë moderne, teknologji e kohës. Tani në kohën e fundit është në trend edhe reklama 3D, me ndriçime punohet, me tapeta të murit, janë pak më aktuale këtyre ditëve,  jemi duke u munduar të jemi në trend me Evropën, punët e njëjta dhe teknologjinë e njëjtë”, tha Besim Dinolli.

Edhe pse ”Star Graf” nga viti i kaluar ka hapur edhe një pikë në Bruksel të Belgjikës, Dinolli thotë se do të ruajnë traditën e punës në tregun vendor.

“Ne do ta ruajmë traditë, do të ruajmë tregun vendor sepse nga Ferizaj jemi nisur dhe me para të këtyre qytetarëve kemi arritur këtu ku jemi dhe mendojmë të vazhdojmë. Synimi ynë është të ruhet kjo pikë këtu, por të jemi edhe në Evropë sikur kemi filluar dhe njëherësh është në hapa të mirë dhe të sigurt dhe është duke shkuar mirë ky projekt dhe besojmë që do të jemi me një kohë më të zgjeruar, presim një numër më të madh të fuqisë punëtore t’i dërgojmë përmes kompanisë tonë në filialën tjetër në Evropë”, tha Besim Dinolli.

Shtypshkronja ”Star Graf” veprimtarinë e saj në Ferizaj e ka filluar në vitet e 90-ta.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending