Connect with us

Ferizaj

62 vjeçari Adem Mustafa kërkon përkujdesje nga shteti

Published

on

Përpos kushteve të rënda ekonomike, 62 vjeçari Adem Mustafa nga fshati Pleshinë i komunës së Ferizajt, ka probleme edhe me të pamurit. Para se të bëhej rrënimi i objektit të Shoqatës së Pensionistëve, ai qëndronte aty ku edhe gjente përkujdesje, mirëpo tani askush nuk kujdeset për të për shkak të largësisë nga qyteti.

“Shtëpinë e kanë ndërtuar për mua, por shtëpia nuk të jep vetë bukë për të ngrënë. Kam qenë në konvikt të pensionistëve, kam paguar punëtore, është përkujdesur për mua, vet e kam paguar. Ka ardhur kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, më ka thënë duhet ta paguaj, dy muaj e kam paguar unë, të tjerat ia ka dhënë dikujt tjetër, një gruas, më ka thënë të mos t’ia jap atij, por asaj gruas. Me pension tim e kam paguar të gjithë unë, e kam paguar qiranë, e kam paguar punëtoren”, tha Adem Mustafa.

Ai tha se ka qenë edhe në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë, mirëpo nuk i kanë bërë zgjidhje, për shkak se ende nuk i ka mbushur 65 vjet.

“Për bukë e marrë këtë vajzën e vëllait, fqinjët më kanë ndihmuar, drunjtë m’i ka dhënë një fqinj pa para. E kam dokumentin unë nga mjeku se duhet pasur përcjellje. Kam qenë në klinikë gjermane, nëpër klinika të Evropës, por nuk ka sukses. Kam qenë në Prishtinë, tek shtëpia e të moshuarve, më kanë thënë do të të pranojmë, vetëm dokumentet na duhen, mirëpo në tjetrën anë më thonë në telefon se më duhet t’i mbush 65 vjeç, nuk e di ku është çështja”,  tha Adem Mustafa.

Ndërsa, Ismajl Bekteshi, zyrtar në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, duke mos dashur të flas para kamerës, përmes telefonit tha se qytetari  në fjalë nuk i ka plotësuar kushtet për t’u pranuar në shtëpinë e të moshuarve.

“Ne kemi bërë përpjekje për të vendosur këtë person në shtëpinë për të moshuarit dhe përkujdesje familjare, ia kemi përgatitur dokumentacionin dhe është dërguar lënda për dhënie të mendimit dhe divizioni për vendosje  instuticionale në Prishtinë, mirëpo është refuzuar për shkak se nuk e ka plotësuar një kriter që është nën moshën 65 vjeçare”, tha Ismajl Bekteshi.

Ndër kriteret tjera që duhen plotësuar për t’u vendosur në shtëpinë e të moshuarve janë të qenit banor i Kosovës, të mos kenë pasardhës djalë, të jetë në gjendje të mirë psikike dhe të mos ketë sëmundje infektive.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending