Connect with us

Ferizaj

Qytetarët presin ndryshime nga qeveria e re

Published

on

Një ditë pas formimit të qeverisë së re me kryeministër Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, qytetarët ferizajas e vlerësuan pozitivisht këtë ndryshim për Kosovën. Edhe pse ka të atillë që kanë pritur më shumë nga Kurti gjatë seancës së djeshme, të tjerët shpresojnë që premtimet e bëra do të realizohen.

“Për qeverinë e re shpresojmë që i ka fjalët siç po premton, më mirë nuk na duhet neve”, tha Bajram Gashi.

“50% nëse realizohet është mjaftueshëm, vetëm 50% nëse realizohet, mjaft është sepse nuk kemi pasur deri sot asgjë”, tha Bahri Nebiu.

“Të gjitha që i ka premtuar Kurti, çka ka thënë do t’i plotësojë. Këta “llopovat”, a e keni parë në seancë çka kanë bërë, çfarëdo i kanë thënë, mirëpo të gjitha janë vetëm fjalë të tyre. Ia kanë lënë fajin tjetër kujt, mirëpo të gjitha të këqijat i kanë bërë ata të gjithë nga Thaçi e poshtë. Partia e PDK-së është e helmuar sikur Serbia që i ka helmuar 8 milionë, këta PDK-ja kanë helmuar dhe nuk kanë më, nëse edhe fëmijët 5 apo 10 vjeç i fusin në punë, sepse të gjithë i kanë futur në punë dhe sipas krizës edhe ata e shohin si është dhe thonë merr sa të duash sepse edhe unë po marrë pak”, tha Hamëz Ismajli.

 “Me qeverinë e re asgjë nuk pres, më keq se me të parën. Janë parë dje diskutimet e tij, nuk e ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe dëshmorët. Kjo është qeveri e vdekur akoma para formimit”, tha Zylfi Beqiri.

“Kanë mbërritur dhe kanë bërë ata çka kanë bërë, tani më nuk kanë mundur të bëjnë më shumë. Shpresojmë që këta të tjerët të bëjnë më mirë, nuk kanë qenë kurrë në qeveri, pritet shumë dhe do të bëhet mirë. Ka qenë i nevojshëm doemos ndryshimi. Për fillim mjaft ka prezantuar plane, pastaj pas 4 viteve kur të fillon prapë, besoj që bënë diçka më shumë akoma”, tha Fadil Hetemi.

“Vetëm 40% t’i realizoj më shumë nuk duhet, të tjerat nuk ka nevojë njëherë. Deri dikund jemi të kënaqur, po shpresojmë për më të mira”, tha Nagip Sinani.

”Shpresojmë të bëhet mirë për rininë, për njerëzit e moshuar, për të gjithë, për një jetë normale”, tha Vahide Sinani.

Qeveria e re e Kosovës përbëhet nga 15 ministri, me 12 prej të cilave do të udhëheqin Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja, ndërsa tri  të tjera u takojnë minoriteteve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Trending