Connect with us

Ferizaj

Borxhet e tatimit në pronë do të mbledhen përmes përmbaruesit

Published

on

Drejtoresha e cila menaxhon financat e komunës  së Ferizajt, Sebahate Ajeti-Sadiku, mbajti sot një konferencë për media për të raportuar për punën që ka realizuar gjatë vitit 2019.

 Ajeti-Sadiku,  tha se në vitin 2019 kanë  realizuar të hyra vetanake mbi 5 milionë euro, ku krahasuar me vitin paraprak tha se kanë tejkaluar planin për më shumë se 500 mijë euro.

Kurse, për sektorin e tatimit në pronë, Ajeti-Sadiku njoftoi se së shpejti do të nisin të mbledhin boxhet nga qytetarët përmes përmbaruesit.

“Sa i përket sektorit të tatimit në pronë është bërë shpërndarja e mbi 30 mijë faturave në gjithë hapësirën e Ferizajt dhe ua përkujtoj se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të tatimit në pronë këstet për pagesat e atyre faturave kanë ndërruar, kësti i parë ka qenë afati 30 prill dhe kësti i dytë data 30 shtator dhe për të gjithë ata që nuk i kanë kryer obligimet e tyre ju konfirmoj se pas datës 30 shtator kanë filluar të përllogariten kamatat ndëshkimore nga tatimi në pronë, apeloj tek të gjithë qytetarët që të bëjnë pagesën e faturave të tatimit në pronë pasi me hyrjen në fuqi të ligjit të ri komunat janë të obliguara që të arkëtueshmet e tyre që i kanë në tatimin në pronë t’i realizojnë përmes përmbaruesve dhe me këtë rast edhe ne së shpejti do të fillojm që borxhet në tatimin në pronë t’i bëjmë inkasim përmes përmbaruesve, por do të ketë edhe bllokim të llogarisë bankare”, tha Ajeti-Sadiku.

Ajo njoftoi se komunës së Ferizajt i janë marrë mbi 5 milionë euro nga përmbaruesit. Lidhur me akuzat e opozitës për mosprapësim të lëndëve nga komuna, Sadiku- Ajeti  tha se nuk mund të mos ua japin paratë operatorëve që kanë pasur kontrata dhe që kanë kryer punë.

“Është ky problem që neve në vitin 2019 na ka shkaktuar telashe pasi janë mbi 5 milionë euro mjete që janë inkasuar përmes përmbarimeve, është 20% e buxhetit total të komunës sonë që neve na ka shkaktuar destabilitet financiarë nëpër kode të ndryshme buxhetore.  Në njëfarë forme po flitet shpesh edhe në Kuvend dhe po flitet nga ata të cilët e kanë sjellur në këtë gjendje komunën, sepse të flasësh për një gjë të cilën e ke bërë vet është diçka absurde pasi edhe në vitin 2017 sa ka qenë opozita në qeverisje kjo rrugë ka filluar ku e dimë që në 2017 janë marrë mbi 1 milion euro gjatë qeverisjes së kaluar, ndërkaq ne edhe si komunë po të donim t’i ndalonim operatorët në njëfarë forme ata të cilët i kanë kryer punimet e tyre dhe kanë pasur kontrata të lidhura me komunën ne edhe ashtu  kemi qenë në obligime ligjore financiare ndaj tyre”, tha Ajeti-Sadiku.

Përmbaruesit siç duket kanë lënë pa paga edhe punëtorët shëndetësor të punësuar përmes marrëveshjes Komunë-Caritas.

”Komuna për herë të parë ka bërë një kontratë të tillë përmes prokurimit publik  dhe një kontratë e tillë është lidhur në fund të vitit 2019 dhe pikërisht kanë qenë këto probleme me përmbaruesit që kemi pasur gjatë dy viteve të kaluara dhe ka qenë ky problemi kryesor që nuk kemi mundur në dy muajt e fundit t’ua bëjmë pagesat ”Caritas-it” për shërbimet të cilat i kanë kryer në shëndetësi dhe tani po presim aprovimin e buxhetit në instanca më të larta, do të thotë formimin e qeverisë“, tha Ajeti-Sadiku.

Ajeti-Sadiku, tha se për këtë vit  planifikojnë që të rrisin stabilitetin financiar duke aplikuar masa kursimi kryesisht tek kategoritë e lluksit, kurse përmendi edhe heqjen e taksës për veprimtaritë afariste që do të hy në fuqi në këtë vit.

Buxheti i komunës për vitin 2020, Ajeti tha se është mbi 33 milionë euro, 2 milionë më shumë se vitin që e lamë pas.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending