Connect with us

Ferizaj

Qytetarët presin ndryshime nga qeveria e re

Published

on

Një ditë pas formimit të qeverisë së re me kryeministër Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, qytetarët ferizajas e vlerësuan pozitivisht këtë ndryshim për Kosovën. Edhe pse ka të atillë që kanë pritur më shumë nga Kurti gjatë seancës së djeshme, të tjerët shpresojnë që premtimet e bëra do të realizohen.

“Për qeverinë e re shpresojmë që i ka fjalët siç po premton, më mirë nuk na duhet neve”, tha Bajram Gashi.

50% nëse realizohet është mjaftueshëm, vetëm 50% nëse realizohet, mjaft është sepse nuk kemi pasur deri sot asgjë”, tha Bahri Nebiu.

“Të gjitha që i ka premtuar Kurti, çka ka thënë do t’i plotësojë. Këta “llopovat”, a e keni parë në seancë çka kanë bërë, çfarëdo i kanë thënë, mirëpo të gjitha janë vetëm fjalë të tyre. Ia kanë lënë fajin tjetër kujt, mirëpo të gjitha të këqijat i kanë bërë ata të gjithë nga Thaçi e poshtë. Partia e PDK-së është e helmuar sikur Serbia që i ka helmuar 8 milionë, këta PDK-ja kanë helmuar dhe nuk kanë më, nëse edhe fëmijët 5 apo 10 vjeç i fusin në punë, sepse të gjithë i kanë futur në punë dhe sipas krizës edhe ata e shohin si është dhe thonë merr sa të duash sepse edhe unë po marrë pak”, tha Hamëz Ismajli.

 “Me qeverinë e re asgjë nuk pres, më keq se me të parën. Janë parë dje diskutimet e tij, nuk e ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe dëshmorët. Kjo është qeveri e vdekur akoma para formimit”, tha Zylfi Beqiri.

Kanë mbërritur dhe kanë bërë ata çka kanë bërë, tani më nuk kanë mundur të bëjnë më shumë. Shpresojmë që këta të tjerët të bëjnë më mirë, nuk kanë qenë kurrë në qeveri, pritet shumë dhe do të bëhet mirë. Ka qenë i nevojshëm doemos ndryshimi. Për fillim mjaft ka prezantuar plane, pastaj pas 4 viteve kur të fillon prapë, besoj që bënë diçka më shumë akoma”, tha Fadil Hetemi.

“Vetëm 40% t’i realizoj më shumë nuk duhet, të tjerat nuk ka nevojë njëherë. Deri dikund jemi të kënaqur, po shpresojmë për më të mira”, tha Nagip Sinani.

”Shpresojmë të bëhet mirë për rininë, për njerëzit e moshuar, për të gjithë, për një jetë normale”, tha Vahide Sinani.

Qeveria e re e Kosovës përbëhet nga 15 ministri, me 12 prej të cilave do të udhëheqin Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja, ndërsa tri  të tjera u takojnë minoriteteve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending