Connect with us

Arsim

Biblioteka e qytetit organizon aktivitete për nxënësit e komunitetit RAE në Ferizaj

Published

on

Për të ngritur vetëdijen dhe dëshirën për lexim e mësim, në bibliotekën “Sadik Tafarshiku”, janë duke u mbajtur aktivitete me nxënës të komunitetit joshumicë që jetojnë në Ferizaj e të cilët vijojnë mësimet në shkollën “Ahmet Hoxha” të këtij qyteti.

Drejtoresha e bibliotekës, Teuta Demiri, tha se e tërë kjo javë do t’i kushtohet këtyre nxënësve me aktivitete të ndryshme.

“Do të kemi shumë ligjërata përmbajtjesore që shërbejnë për të mirën e nxënësve në përgjithësi dhe nxënësve që do të jenë prezent aty. Ligjëratat do të jenë edukative-arsimore dhe do të jenë punëtori ku nxënësit prezent do të vizatojnë, do të ngjyrosin dhe do të shkruajnë ese. Aktivitetet në përgjithësi kanë këtë synim ta afirmojnë librin, t’ia ofrojnë librin lexuesit sa më afër, të kemi sa më shumë lexues që biblioteka të ndikojë në edukimin dhe arsimimin e tyre në të ardhmen, domethënë këto aktivitete synojnë të vënë në pah vetëm lexuesin, ai ka rolin kryesor në aktivitete tona”, tha Teuta Demiri.

Drejtoresha e shkollës “Ahmet Hoxha”, Ganimete Konjufca, tha se këto aktivitete dhe angazhimi i mësimdhënësve enkas për këto projekte kanë ndikim pozitiv tek nxënësit vijues.

“I kemi 25 nxënës, janë të niveleve të klasave të katërta, pesëta deri në klasën e nëntë. Janë të gjithë fëmijë të përzgjedhur, në shkollën tonë organizohet mësimi shtesë për këta fëmijë për çdo ditë në matematikë dhe gjuhë shqipe. Është projekt i VORAE-së dhe ju ndihmohet këtyre fëmijëve për detyrat e shtëpisë, sepse në pamundësi të ndihmës në shtëpi atëherë këtë ndihmë ua ofrojmë ne në shkollë. Janë shumë të domosdoshme për nxënësit tanë, sidomos për ato familje që intelektualisht lënë për të dëshiruar dhe vetëdijësimi i fëmijëve, sidomos për shëndetin e tyre lë për të dëshiruar”, tha Ganimete Konjufca.

Njëra nga nxënëset pjesëmarrëse në këtë aktivitet Bedrie Ahmeti, tha se orët shtesë janë ndihmesë për ta.

“Shkojë në mësim shtesë, detyrat na ndihmojnë në matematikë, gjuhë shqipe dhe jam e lumtur që kam ardhur këtu në bibliotekën e qytetit”, tha Bedrie Ahmeti, nxënëse e klasës së pestë. 

Aktivitetet në bibliotekën e Ferizajt do të vazhdojnë deri të premtën e kësaj jave me shkrime dhe lexime si dhe ligjërata për rëndësinë e asimimit dhe rreth problemeve shoqërore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arsim

Shkollat profesionale, një mundësi strategjike për vajzat në Kosovë

Published

on

Kosova numëron mbi 60 shkolla profesionale në gjithë vendin të cilat kanë drejtime specifike që sigurojnë një vend pune për të diplomuarit në Kosovë. Kjo sepse nevojat e tregut në vend janë të lidhura ngushtë me aftësitë që i ofrojnë shkollat profesionale, dhe në të njëjtën kohë bizneset janë në kërkim të vazhdueshëm për fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar.

Shumë profile, të cilat dikur janë menduar si profesione teknike e të djemve, tani po ndiqen nga vajzat të cilat po marrin aftësitë e duhura që po ua hapin dyert për punësim të suksesshëm në drejtime si ICT, programim, arkitekturë, agrobiznes, konfeksion, ngrohje dhe klimatizim, auto- mekanik, përpunues të metaleve, ndërtimtari, instalues elektrik e shumë profesione të tjera.

Në fillim të verës, shkollat e aftësimit profesional në mbarë Kosovën kanë mbajtur ‘Ditët e Hapura’ për ti njoftuar të rinjtë filloristë për mundësitë që i ofrojnë për praktikë profesionale dhe lidhjen me tregun e punës.

Të gjitha këto mundësi në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional i hapin vajzave dyert drejt një karriere të qëndrueshme dhe mundësi punësimi të menjëhershëm.

“Ditët e Hapura” janë përkrahur nga organizata ‘Kosova Women 4 Women’ në kuadër të iniciativës “Her path, Her skills” financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Nga kjo përvojë është e qartë se për vajzat në shumë Komuna të Kosovës duhet të vazhdojmë me insistim që nxënësit, dhe prindërit e tyre, të marrin vendime të informuara për karrierën e tyre.

Arsimi profesional u mundëson të rinjve të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike në fusha të ndryshme, të pajisen me një diplomë të njohur dhe, mbi të gjitha, të kenë qasje më të shpejtë dhe më të sigurt në tregun e punës.

Drejtohu në shkollën më të afërt profesionale në Komunën ku jeton, merr informacione për profesionet dhe përzgjedh njërin nga to.

Shkolla profesionale nuk është vetëm një diplomë.

Zgjedh shkollën për aftësi karriere!

* Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Trending