Connect with us

Ferizaj

Të rinjtë me sindromën down përfundojnë trajnimin për aftësim profesional

Published

on

Personave me sindromën down në Kosovë shumë rrallë u ofrohet mundësia për të punuar diku.

Se edhe kjo kategori është e aftë të punojë e dëshmojnë këta persona që përfunduan trajnimet në Qendrën e Aftësimit Profesional në Ferizaj, e që njohuritë e marra gjatë trajnimit i paraqitën para disa përfaqësuesve të bizneseve të këtushme.

Miranda Shaqiri nga shoqata ”Down Syndrome Kosova”, tha se këtë shembull duhet ta ndjekin edhe institucionet shtetërore.

“Në kuadër të këtij projekti ka qenë trajnimi 3 mujor në QAP ku janë kualifikuar me certifikatë dhe kemi gjetur biznese në përshtatshmëri të këtij profesioni dhe anëtarët tani janë të gatshëm për tregun e punës. Duke pasur parasysh që kemi shumë pak të punësuar persona me sindromën down dhe po shpresojmë që ky shmbull  të ndjeket jo vetëm tek bizneset private, por edhe tek ato shtetërore”, tha Shaqiri.

Një ndër kandidatët që për herë të parë iu nënshtrua një interviste pune është 21 vjeçari Ilir Halabaku. Motra e Ilirit, Laura Halabaku, u shpreh optimiste për punësimim e vëllait të saj.

“Më vjen mirë që u është dhënë mundësia për me hy në këtë intervistë, por shpresojmë që edhe të punësohet, derisa kemi ardhur këtu ishte shumë i emocionuar”, tha Laura Halabaku.

Kurse, Ardian Zuka, pronar i një kafeterie në Pozheran, tha se personat me sindromën down sjellin pozitivitet në punë.

“Kjo është hera e parë për neve që e kemi marrë një person me sindromën down, Iliri ka punuar disa muaj tek ne, ka qenë shumë kënaqësi për neve, atë e kemi pasur vetëm kilent, por kur na është bashkuar na ka sjellur shumë pozitivitet, tani jemi duke shqyrtuar që të bëjmë kontratë për verës, por edhe për tërë kohën jemi duke shikuar”, tha Zuka.

Trajnimi për punë i personave me sindromën down është mundësuar nga GIZ-i gjerman.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending