Connect with us

Ferizaj

Liderët politik lokal bëjnë thirrje për unitet

Published

on

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është moment reflektimi që duhet ta ndjek spektri politik në Kosovë dhe të krijohet unitet mes vete, thonë liderë të subjekteve politike në Ferizaj, derisa në Kosovë po shënohen ditët e lavdishme të UÇK-së 5,6 dhe 7 marsi.

 Ata thonë se pa marrë parasysh pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre politike, lidershipi i Kosovës duhet të bëhet bashkë për të ndërtuar të ardhmen e vendit, por më së shumti unitet duhet të ketë në politikën e jashtme.

“Unë besoj se kombi ynë ka qenë vazhdushëm i bashkuar dhe ditët kur është kërkuar të që jemi unik dhe padyshim se dita si kjo është ditë që edhe më parë na ka bashkuar, emblema tri shkronjëshe është emblemë që i ka bashkuar të gjithë. Sot nuk jemi në situata të favorshme, edhe paqja ka sfidat e veta dhe unë po besoj se nga kjo ditë duhet të merret frymëzimi që agjendat dhe sfidat që janë para nesh vetëm bashkë mund të kalohen më lehtë. Jam i bindur që lidershipi i Kosovës, i të gjitha niveleve, do të gjejnë rrugën e duhur dhe mënyrën që nderimin më të madh t’ia bëjmë dëshmorëve duke respektuar gjakun e derdhur dhe pikërisht për të ndërtuar të ardhmen dhe e ardhmja e sigurt është nëse kemi unitet“, tha Agim Aliu, kryetar i PDK-së në Ferizaj.

“Spektri jonë politik në raport me politikën e jashtme duhet të jetë i bashkuar, të jetë unik, këtë e kemi dëgjuar edhe dje në fjalimet e kryeministrit që ka bërë thirrje për bashkim dhe të jenë së bashku në qëndrimet  e politikës së jashtme. Ne këtu brenda mund të kemi edhe dallime, por edhe mendime ndryshe, mirëpo  në politikën e jashtme nuk mund të ketë. Dikush që ndaras ose vet bën takime, bën marrëveshje të fshehura e tek pas disa muajve të publikohen,  pra duhet që të bashkërendojnë qëllimin, njëjtë siç e kishte Epopeja para 22 viteve”, tha Valon Ramadani, kryetar i LVV-së në Ferizaj.

“Natyrisht që Epopeja është një refleksion për domosdoshmërinë e një uniteti të vazhdushëm të spektrit tonë politik, por i cili sigurisht është edhe rezultat i zhvillimit të demokracisë dhe i votës demokratike që përcakton se kush duhet ta udhëheq Kosovën, por pavarësisht faktit se kush në cilën anë gjendet, është i obliguar që ta ndihmoj zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës për të cilin kemi nevojë të gjithë, por edhe gjeneratat që vijnë sepse për fat keq  në tërë historinë tonë kombëtare kemi pasur mungesë të një uniteti të plotë i cili jo rrallë ka prodhuar pasoja të padëshiruara për kombin dhe unë besoj  se tani me ngritjen e vetëdijes më të lartë politike, por edhe shtetformuese që ky unitet është edhe në rritje, por do të jetë edhe në të ardhmen”, tha Muharrem Svarqa, kryetar i LDK-së në Ferizaj.

“Kjo liri nuk ka ardhë rastësisht, por janë sakrifikuar shumë gjenerata dhe shembulli më i mirë është shembulli i komandantit legjendar me të gjithë familjen e tij dhe normal që ka qenë shembulli më i mirë i unifikimit të shqiptarëve, të një lufte të përbashkët dhe tani ne e gëzojmë këtë liri, por fatekqësisht nuk e kemi unitetit që po kërkohet dhe nuk besoj se do të ketë unitet ndonjëherë, sepse në demokraci bëhet garë për pushtet dhe kjo do të vazhdoj sa të ketë njerëz, por në rrethanat aktuale të shtetndërtimit tonë dhe në momentin që ne ende nuk kemi një shtet të mirëfilltë dhe të pranuar ndërkombëtarisht duhet të ketë një unifkim të politikës së jashtme dhe në politikat e jashtme duhet të jemi të gjithë në një fjalë, në një qëndrim dhe në këtë drejtim duhet të ndryshohet dhe është obligative sa më shpejtë të ndryshohet që të kemi një politikë unifikuese në Kosovë, që të lobojmë të gjithë, pozitë e opozitë, për njohjen e Kosovës si shtet sovran në Kombet e Bashkuara dhe për një zhvillim më të mirë  dhe përkrahje ndërkombëtare, pasi shtetet e pafuqishme ekonomike, ushtarake dhe politike nuk mund të zhvillohen dhe të ekzistojnë pa përkrahjen ndërkombëtare, e sidomos të fuqive të mëdha”, tha Xhavit Zariqi, kryetar i AAK-së në Ferizaj.

Këta liderë të subjekteve në Ferizaj bën thirrje që të vendosen interesat kombëtare para atyre partiake.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending