Connect with us

Ferizaj

Këshilla për prindër nga UNICEF-i

Published

on

Lidhur me përhapjen e virusit COVID-19 në rajonin e Ballkanit, UNICEF ka lëshuar një komunikatë me udhëzime për prindër.

Si të mbroni veten dhe fëmijët tuaj

UNICEF

Çfarë është koronavirusi “i ri”?

Koronavirus i ri (CoV) është një lloj i ri i koronavirusit.

Sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri i identifikuar për herë të parë në Wuhan, Kinë, është emëruar me emrin sëmundja e koronavirusit 2019 (COVID-19) – ‘CO’ nënkupton koronën, ‘VI’ qëndron për virusin, dhe ‘D’ për sëmundjen. Më herët, kjo sëmundje ishte referuar si  Koronavirusi i ri 2019 ’ose‘ 2019-nCoV. ’

Virusi COVID-19 është një virus i ri i lidhur me të njëjtën familje të viruseve si Sindromi i Rëndë Akut i Traktit Respirator (SARS) dhe disa lloje të ftohjes së zakonshme.

Si përhapet virusi COVID-19?

Virusi transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me materiet e lëngshme të frymëmarrjes të një personi të infektuar (që gjenerohen përmes kollitjes dhe teshtitjes), dhe prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara me virusin. Virusi COVID-19 mund të mbijetojë në sipërfaqe për disa orë, mirëpo dezinfektuesit e thjeshtë mund ta vrasin virusin.

Cilat janë simptomat e koronavirusit?

Simptomat mund të përfshijnë ethe, kollë dhe gulçim. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni ose vështirësi në frymëmarrje. Në raste të rralla, sëmundja mund të jetë fatale. 

Këto simptoma janë të ngjashme me gripin ose ftohjet e zakonshme të cilat janë shumë më të rëndomta se COVID-19. Kjo është arsyeja pse kërkohet të bëhet testimi për të konfirmuar nëse dikush ka COVID-19. Është e rëndësishme të mbani në mend që masat kryesore të parandalimit janë të njëjta – larja e shpeshtë e duarve dhe higjiena e traktit respirator (gjatë kollitjes ose teshtitjes mbuloni gojën me pjesën e lakuar të bërryllit ose me faculetë, pastaj hidheni faculetën në një shportë të mbyllur). Gjithashtu, ekziston një vaksinë për gripin – prandaj mos harroni të kujdeseni për vaksinimin  tuaj dhe të fëmijës suaj.

Si mund ta shmang rrezikun e infektimit?

Në vijim janë dhënë katër masa paraprake që ju dhe familja juaj mund t’i ndërmerrni për ta shmangur infektimin:

1. Lani duart shpesh duke përdorur sapun dhe ujë ose pastroni me faculeta duarsh që përmbajnë alkool.

2. Mbuloni gojën dhe hundën me pjesën e lakuar të bërrylit ose me faculetë kur kolliteni ose teshtitni, dhe hidhni faculetat në një shportë të mbyllur.

3. Shmangni kontaktin e ngushtë me këdo që ka simptoma të ngjashme me ftohjen ose gripin

4. Kërkoni kujdes mjekësor menjëherë nëse ju ose fëmija juaj ka ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje

A duhet të përdor maskë mjekësore?

Përdorimi i një maske mjekësore këshillohet nëse keni simptoma në traktin respirator ose të frymëmarrjes (kollitje ose teshtitje) për t’i mbrojtur të tjerët. Nëse nuk keni simptoma, atëherë nuk ka nevojë të përdorni maskë.

Nëse mbahen maskat, ato duhet të përdoren dhe të asgjësohen siç duhet për ta siguruar efektivitetin e tyre dhe për ta shmangur mundësinë e rrezikut të shtuar për transmetimin e virusit.

Vetëm përdorimi i maskës nuk është i mjaftueshëm për ta ndaluar infektimin dhe duhet të kombinohet me larje të shpeshtë të duarve, mbulimin në rast të teshtitjes dhe kollitjes, dhe shmangien e kontaktit të ngushtë me këdo që ka simptoma të ngjashme me ato të ftohjes ose të gripit (kollitje, teshtitje, ethe).

A ndikon COVID-19 tek fëmijët?

Ky virus është i ri dhe nuk dihet mjaftueshëm  për atë se si ndikon tek fëmijët ose gratë shtatzëna. Ajo që dihet është që njerëzit e çfarëdo moshe është e mundur të infektohen nga virusi, por deri më tani ka pasur relativisht pak raste të COVID-19 të raportuara në mesin e fëmijëve. Virusi është fatal në raste të rralla, deri më tani kryesisht në mesin e të moshuarve me gjendje ekzistuese mjekësore.


Çfarë duhet të bëj nëse fëmija im ka simptoma të COVID-19?

Kërkoni kujdes mjekësor, por mbani në mend se është sezoni i gripit në hemisferën veriore, dhe simptomat e COVID-19 si kolla ose ethet mund të jenë të ngjashme me ato të gripit, ose ftohjes së zakonshme – të cilat janë shumë më të shpeshta.

Vazhdoni të ndiqni praktika të mira të higjienës së traktit respirator dhe duarve, si larja e rregullt e duarve, dhe kujdesuni për vaksinimin – në mënyrë që fëmija juaj të mbrohet nga viruset e tjera dhe bakteret që shkaktojnë sëmundje.

Ashtu si me infeksionet e tjera të traktit respirator si gripi, kërkoni kujdes mjekësor menjëherë nëse ju ose fëmija juaj keni simptoma dhe përpiquni që t’i shmangeni daljes në vende publike (vendit të punës, shkollave, transportit publik) për ta parandaluar përhapjen tek të tjerët.

Çfarë duhet të bëj nëse një anëtar i familjes shfaq simptoma?

Ju duhet të kërkoni kujdes mjekësor menjëherë nëse ju ose fëmija juaj ka ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje. Kujdesuni që ta telefononi paraprakisht mjekun tuaj për ta njoftuar atë nëse keni udhëtuar në një zonë ku janë raportuar raste me COVID-19, ose nëse keni qenë në kontakt të ngushtë me dikë që ka udhëtuar nga njëra prej këtyre zonave dhe ka simptoma të traktit respirator.

A duhet ta ndal fëmijën nga shkolla?

Nëse fëmija juaj ka simptoma, kërkoni kujdes mjekësor dhe ndiqni udhëzimet nga mjeku. Përndryshe, si me infeksionet e tjera të traktit respirator si gripi, mbajeni fëmijën tuaj që të pushojë mirë në shtëpi gjatë kohës kur ka simptoma, dhe shmangni daljen në vende publike për ta parandaluar përhapjen tek të tjerët.

Nëse fëmija juaj nuk shfaq simptoma të tilla si ethe ose kollë – dhe nëse nuk është lëshuar ndonjë vërejtje zyrtare për shëndetin publik ose ndonjë paralajmërim tjetër ose këshillë zyrtare që përfshin edhe shkollën e fëmijës tuaj – atëherë është më mirë t’i dërgoni fëmijët në shkollë.

Në vend se t’i mbani fëmijët në shtëpi, mësojuni atyre praktika të mira të higjienës së duarve dhe të traktit respirator të cilat mund t’i praktikojnë në shkollë dhe në vende të tjera, si pastrimi i shpeshtë i duarve (shih më poshtë), mbulimi i gojës gjatë kollitjes apo teshtimës duke e lakuar bërrylin apo me faculetë, pastaj duke e hedhur atë faculetë në një shportë të mbyllur, mosprekja e syve, gojës apo hundës nëse nuk i kanë pastruar mirë duart.

Cila është mënyra më e mirë për t’i pastruar duart siç duhet?

Hapi 1: Lagni duart me ujë që rrjedhë

Hapi 2: Vendosni sasi të mjaftueshme të sapunit aq sa për t’i mbuluar të dyja duart

Hapi 3: Fërkoni tërë sipërfaqen e duarve – duke përfshirë pjesën e pasme të duarve, pjesët në mes të gishtërinjve dhe nën thonj – për së paku 20 sekonda.

Hapi 4: Shpëlani duart me ujë që rrjedhë

Hapi 5: Thani duart me një leckë të pastër apo me peshqir vetëm për një përdorim

Pastroni duart shpesh, sidomos para se të hani; pasi t’i pastroni hundët, pas kollitjes apo teshtitjes; dhe pasi ta keni përdorur tualetin.

Nëse nuk keni sapun dhe ujë në dispozicion, përdorni pastrues duarsh me bazë alkooli që përmban së paku 60% alkool. Gjithmonë pastroni duart me sapun dhe ujë, nëse duart duken të papastra.

Çfarë masash paraprake duhet të ndërmarr për familjen time nëse udhëtojmë?

Të gjithë personat që janë duke planifikuar udhëtim jashtë vendit gjithmonë duhet të kontrollojnë zyrën e këshillave turistike për destinacionin e tyre për të parë nëse ka ndonjë kufizim në hyrje, kërkesa për karantinë në hyrje apo këshilla të tjera përkatëse në lidhje me udhëtimin.

Përveç ndërmarrjes së masave standarde të udhëtimit dhe me qëllim të shmangies së mbajtjes në karantinë apo mohimit të rikthimit në vendin tuaj të lindjes, poashtu këshilloheni t’i lexoni informatat më të reja në lidhje me COVID-19 në uebfaqen e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, e cila përfshin një listë të shteteve dhe masave kufizuese.

Gjatë udhëtimit, të gjithë prindërit duhet të ndjekin masa standarde të higjienës për veten dhe fëmijët e tyre: Pastroni duart shpesh ose përdorni një pastrues me bazë alkooli i cili përmban së paku 60 përqind alkool, praktikoni higjienë të mirë të traktit respirator (mbuloni gojën dhe hundën duke e lakuar bërrylin apo me faculetë kur kolliteni apo teshtini dhe menjëherë hidheni në mbeturina faculetën e përdorur) dhe shmangni kontaktin e afërt me këdo që është duke u kollitur apo duke teshtirë. Si masë shtesë, rekomandohet që prindërit gjithmonë të mbajnë me vete një pastrues duarsh, një pako faculetash për një përdorim, dhe faculeta të lagura dezinfektuese.

Rekomandimet shtesë përfshijnë: Pastroni ulësen, pjesët anësore të karriges ku vendosen duart, ekranin e telefonit, etj., me një faculetë të lagur dezinfektuese sapo te ndodheni brenda një aeroplani apo automjeti tjetër. Po ashtu përdorni faculetë të lagur dezinfektuese për të pastruar sipërfaqet e çelësave, dorezave të dyerve, telekomandave, etj., në hotelin apo vendin ku jeni duke qëndruar ju dhe fëmijët tuaj.

A mund ta bartin koronavirusin nënat shtatzëna tek fëmijët ende të palindur?

Tani për tani, nuk ka dëshmi të mjaftueshme që përcaktojnë nëse virusi mund të bartet nga nëna tek foshnja e saj gjatë shtatzënisë, apo ndikimin e mundshëm që mund ta ketë ai tek foshnja. Kjo është aktualisht duke u hulumtuar. Gratë shtatzëna duhet ta vazhdojnë zbatimin e masave të duhura për ta mbrojtur veten nga ekspozimi ndaj virusit dhe të kërkojnë kujdes mjekësor herët, nëse iu paraqiten simptoma të tilla si temperatura, kollitja apo vështirësitë në frymëmarrje.

A është e sigurt që një nënë ta ushqejë foshnjën e saj me gji nëse ajo është e infektuar me koronavirus?

Të gjitha nënat në zonat e prekura apo në ato me rrezik të cilat kanë simptoma të temperaturës, kollitjes apo frymëmarrjes së vështirësuar, duhet të kërkojnë kujdes mjekësor herët dhe t’i ndjekin udhëzimet nga ofruesi i kujdesit shëndetësor.

Duke i pasur parasysh dobitë e gjidhënies dhe rolin e vogël të qumështit të gjirit në bartjen e viruseve të tjera të traktit respirator, nëna mund ta vazhdojë gjidhënien, duke i zbatuar të gjitha masat e nevojshme paraprake.

Nënat simptomatike që janë në gjendje mjaftueshëm të mirë për të ushqyer me qumësht gjiri, kjo përfshin bartjen e një maske kur janë pranë fëmijës (duke përfshirë edhe kohën gjatë ushqyerjes), pastrimin e duarve para dhe pas kontaktit me fëmijën (duke përfshirë edhe ushqyerjen) dhe pastrimin/dezinfektimin e sipërfaqeve të kontaminuara – siç duhet të bëhet në të gjitha rastet kur dikush me COVID-19 të konfirmuar apo të dyshuar ndërvepron me të tjerët, duke përfshirë fëmijët.

Nëse një nënë është shumë e sëmurë, ajo duhet të inkurajohet që ta shtrydhë qumështin dhe t’ia japë fëmijës përmes një gote dhe/apo me lugë të pastër – e gjithë kjo duke i ndjekur të njëjtat metoda të parandalimit të infektimit

Çfarë është duke bërë UNICEF për të ndihmuar? 

Reagimi aktual i UNICEF-it përqendrohet në mbështetjen e Qeverisë së Kinës dhe të vendeve të rajonit të gjerë të Azisë Lindore dhe Paqësorit ku janë raportuar shumica e rasteve deri më tani. Që nga 29 janari, UNICEF-i ka dërguar 13 tonë rezerva, duke përfshirë kostume, maska, syze dhe dorëza mbrojtëse për t’u shfrytëzuar nga punëtorët shëndetësorë. Dërgesat e tjera shtesë janë në pritje dhe UNICEF-i është duke i para-pozicionuar furnizimet në lokacionet kyçe.

Duke e pasur parasysh natyrën e paparashikueshme të virusit dhe përhapjen e vazhdueshme, UNICEF-i po ashtu është duke bashkëpunuar me qeveritë, homologët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe partnerët e tjerë në zhvillimin e planeve të emergjencave në rajone të tjera, sidomos në vendet me sisteme më të dobëta të shëndetësisë dhe me kapacitete të kufizuara për t’u përballur me shpërthimet e mëdha të sëmundjes.

Më 17 shkurt, UNICEF-i bëri kërkesë për US$42.3 milion për ta rritur mbështetjen për përpjekjet në ndalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Fondet preliminare do ta mbështesin punën e UNICEF-it në zvogëlimin e përhapjes së virusit, përfshirë këtu edhe mënyrën përmes fuqizimit të komunikimit të rreziqeve dhe duke e luftuar keqinformimin në mënyrë që fëmijët, gratë shtatzëna dhe familjet e tyre të dinë si ta parandalojnë përhapjen e COVID-19 dhe ku të kërkojnë ndihmë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kërcënohet me jetë Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i  “AVONET”

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit të OJQ-ve, “AVONET”, Kenan Gashi, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë nga një palë e përfshirë në një rast që “AVONET” po e trajton në gjykatë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi bëri të ditur se rasti i kërcënimit dhe kanosjes ndaj tij nga ana e personit Faredin Grainca, ndodhi mbrëmjen e së premtes, në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt,  por siç u shpreh Gashi, sulmi u parandalua falë zyrtarëve të Policisë që ishin të pranishëm në atë çast në vendngjarje.

Sipas Gashit, kërcënimet e sulmet e tilla janë shqetësuese për faktin se vijnë si rezultat i punës dhe aktivitetit publik të cilin e zhvillon në interes të përgjithshëm andaj edhe kërkon veprime të menjëhershme nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit për inicimin e procedurës penale këtij personi.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për këtë rast, për të cilin tha se është njoftuar edhe prokuroria dhe janë intervistuar të dyja palët.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në kërkim të dyshuarit të dytë për plagosjen me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj

Published

on

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, ka konfirmuar se njëri nga të dyshuarit për të shtënat e mbrëmshme me armë zjarri është arrestuar ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim.

Nga të shtënat me armë zjarri, që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:45 më rrugën “ 12 Qershori” mbetën të plagosur dy persona të cilët u dërguan për trajtim në në emergjencën e Ferizajt.

 “Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga persona të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gaz dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Trending