Connect with us

Ferizaj

QKMF zgjat orarin e shërbimit mjekësor shtëpiak

Published

on

Kujdesi mjekësor shtëpiak është një praktikë mjekësore e cila në botën perëndimore dhe në vendet afër nesh praktikohet që një kohë të gjatë, e një praktikë e tillë është duke funksionuar edhe në komunën e Ferizajt.

Shefi i shërbimit diagnostik në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Xhevdet Haxhidema, thotë se numri i pacientëve që kanë nevojë për këtë shërbim është në rritje, prandaj edhe kanë zgjeruar atë.

“Në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare janë ekipet  e gatshme që ofrojnë shërbimin në shtëpi, për çfarëdo  shërbimi që kanë nevojë pacientët, infuzione, injeksione, pastrim dhe lidhje të plagëve dhe shërbime të tjera për të cilat kanë nevojë. Së fundmi kemi ndërmarrë edhe një hap, e kemi zgjeruar këtë veprimtari, deri tani ekipet që e kanë ofruar  këtë shërbim kanë qenë  vetëm në ndërrimin e paraditës, por tani e kemi filluar shërbimin edhe pasdite, i kemi dy ekipe mobile, njëra në QKMF, kurse tjetra është  në QMF 2, jemi dakorduar me i nda me regjione, banorët që janë këtej hekurudhës vijnë këtu, kurse matanë hekurudhës orientohen tek QMF 2”, tha Haxhidema.

 Problemi i vetëm në ofrimin e këtij shërbimi, Haxhidema thotë se është materiali shpenzues.

“Problemet lidhen me materialin shpenzues që është i nevojshëm, edhe ne si e gjithë Kosova kemi porbleme me mungesë të materialit shpenzues, por kur ka material të mjaftueshëm ne mundohemi me shfrytëzu në mënyrë racionale, por të paktën këtij shërbimi dhe rasteve urgjente t’iu ofrojmë materialin shpenzues të nevojshëm, por kur nuk ka janë të detyruar me e ble familjarët, por sidoqoftë për këtë shërbim janë shumë falënderues”, tha Haxhidema.

Në këtë kohë kur është rritur frika për shkak të virusit corona, u tha se ekipet ambulantive po e verifikojnë nga afër situatën.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia në Kaçanik me aktivitet sensibilizues për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Prekur nga Sindroma Down

Published

on

Policia e stacionit në Kaçanik organizoi një aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Prekur nga Sindroma Down

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Prekur nga Sindroma Down, policia e stacionit në Kaçanik organizoi një aktivitet të përbashkët me shoqatën Hendikos, si pjesë e aktiviteteve të planifikuara.

Gjatë aktivitetit, morën pjesë eprorë dhe disa zyrtarë policorë, të cilët udhëhoqën dhe mbikëqyrën disa fëmijë me Sindromën Down.

Fëmijët ishin të veshur me uniforma të policisë junior dhe u mbikëqyrën nga drejtoresha e Hendikos në Kaçanik.

Aktiviteti përfshiu një parakalim të fëmijëve nëpër qytet, ku u shpërndanë fletushka informative për rregullat e trafikut dhe u realizua një kontroll i përbashkët i automjeteve në rrugë.

Kjo ngjarje theksoi rëndësinë e integrimit dhe mbështetjes së individëve me aftësi të kufizuara në shoqëri, të cilët gëzojnë të drejta të plota dhe të barabarta me të gjithë të tjerët, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për trafikim të 4 vajzave

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve E.S., nga Lipjani dhe V.H. nga Ferizaj, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “trafikimi me njerëz”.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji gusht i vitit 2024 e deri me datën 15.03.2025, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që e pandehura V.H., në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes apo përdorimit të forcës, duke bashkëpunuar me pronarin faktik të vilave, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofronin femra për shërbime seksuale, saktësisht duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Të pandehurit që nga data 15 mars 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të trafikimit me njerëz.

Continue Reading

Ferizaj

Goditet me veturë një këmbësor në Dardani – Shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Published

on

Një person nga fshati Zllatar i Ferizajt, ka pësuar lëndime trupore pasi që dyshohet se u godit nga një veturë që ishte në lëvizje në afërsi të fshatit Dardani, në magjistralen Ferizaj – Gjilan.

Policia ka njoftuar se vozitësi i cili dyshohet se e goditi këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në raportin 24 orësh, policia bëri të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Continue Reading

Trending