Connect with us

Ferizaj

Inspektorët intensifikojnë punën në terren

Published

on

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, në vend ka nisur abuzimi me çmime nga ana e marketeve dhe farmacive.

 E, në këtë drejtim janë angazhuar Inspektorët e Tregut dhe ata të Administratës Tatimore të Kosovës.

Përfaqësues të këtyre institucioneve në Ferizaj, thonë se kanë marrë urdhër nga niveli qendror që të shtohet inspektimi nëpër markete dhe farmaci, por nuk kanë pranuar edhe ndonjë vendim i cili parasheh dënime për ngritje të çmimeve.

“Drejtori i përgjithshëm në takim me ministrin ka nxjerr vendim që ne si ATK me vepru në terren, me i pezullu të gjitha aktivitetet e tjera dhe ne jemi duke i trajtu ankesat e qytetarëve, por ne nuk kemi vendim të qeverisë që e ka nxjerr që ngrihen çmimet, ne nuk kemi vendim të tillë, ne jemi duke vepruar aty ku kemi informacion se është duke u bërë një veprim të tillë dhe jemi duke vepruar, jemi duke i marrë faturat blerëse dhe informatat që i kemi jemi duke i trajtuar”, tha Jeton  Mushkolaj, drejtor i ATK-së në Ferizaj.

“Urdhëresa ka ardhur për atë çka ne kemi filluar para një jave, ka kërkuar që ne të jemi më të koncentruar këto ditë duke pasur parasysh që është krijuar panik dhe duke pasur parasysh ankesat e qytetarëve që të jemi në terren, të jemi më vigjilent në këtë kohë, të monitorojmë gjendjen se si është me produkte ushqimore”, tha Ridvan Berisha, kryeinspektor komunal.

 Mushkolaj dhe Berisha tregojnë për punën që janë duke e realizuar në terren.

“Hapësira ligjore nuk na krijon mundësinë që në të veprojmë për ngritje të çmimit, mirëpo duke marrë për bazë situatën e jashtëzakonshme që është krijuar, ne jemi duke vepruar dhe duke shikuar edhe disa elemente që nuk i mbulon fushëveprimtaria ligjore e jonë, duke u bazuar në ligjin që është nxjerr nga ministri që neve na obligon që në ato raste kur vërejmë që ka rritje çmimeve të pabaza në këtë rast jemi duke bashkëpunuar me Inspektoratin e Tregut dhe të Shëndetësisë, po ashtu edhe me Policinë që aty ku shohim se është e nevojshme jemi në terren bashkë me ta. Gjatë ditës së djeshme kemi zhvilluar diku rreth 24 aktivitete në terren në markete dhe farmaci dhe janë diku 5-6 raste që kemi hasur në ngritje të çmimit dhe që ne e kemi konsideru që është i paarsyeshëm duke marrë për bazë edhe çmimin blerës dhe në këto raste që i kemi ne i kemi dërguar raportet në inspektoratet përkatëse dhe sipas sanksioneve ligjore do të veprohet”, tha Mushkolaj.

“Nëpër markete janë duke u kontrolluar të gjitha, nga hyrja e produkteve në markete kërkohen librat me çfarë çmimi kanë hyrë, kur kanë hyrë dhe me çfarë çmimi janë duke u shitur, po ashtu edhe diferenca e çmimit nga ajo që kanë hyrë dhe ajo që është duke u shitur, po ashtu është duke u kontrolluar mos ka manipulim të çmimeve në rafte me ato të arkës, nuk kemi pasur këto ditë manipulime të çmimeve, është vërejtur një rritje në artikuj të caktuar, por është bërë rritje 6%. Inspektorati i Tregut është duke u marrë konform ligjeve që ka, me tërheqje të vërejtjes, por edhe qetësim të situatës tek qytetarët, në këtë formë jemi duke u munduar me u tregu se nuk ka diçka konkrete”, tha Berisha.

Për të raportuar rastet e rritjes së çmimeve të artikujve bazik ushqimor dhe atyre farmaceutik, ATK ka hapura linjat telefonike për qytetarë nga ora 08:00 deri në orën 22:00.

0800 80 800 është numri ku qytetarët mund të thërrasin pa pagesë, ndërsa numri 038 222 165 është me pagesë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Valon Aliu dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes Erona Cokli

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 24 vjet burgim, Valon Aliun, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Coklit.

Ajo u vra nga i pandehuri Aliu me tre plumba, më 12 prill të vitit 2024, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri Valon Aliu është gjetur fajtor dhe është dënuar me 22 vite burgim për veprën penale “Vrasje e Rëndë”,  një (1) vit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  si dhe dy (2) vite për veprën penale kanosja.

Të pandehurit për tri vepra penale, gjykata i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e katër (24) vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 prill 2024.

#

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë për rindërtim të shtëpisë së djegur

Published

on

Skender Maloku nga fshati Kosinë i Ferizajt, bën apel për ndihmë financiare ose materiale për rindërtimin e shtëpisë së tij, e cila tërësisht u kaplua nga zjarri më 31 mars 2026.

Qytetarët dhe bizneset vullnetmirë mund ta kontaktojnë familjen e dëmtuar në numrin e telefonit 044 556 823.

Continue Reading

Ferizaj

Hajnat vjedhin çantën me revole nga një veturë në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes me forcë nga një veturë në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se persona të panjohur, me forcë, i kanë dëmtuar xhamin e veturës viktimës dhe nga aty i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pistoletën me dokumente (librezën dhe lejen e armës me leje përkatëse).

Rasti u raportua të ketë ndodhur të enjten, më 02.04.2026, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Continue Reading

Trending