Connect with us

Ferizaj

Edhe KBI në Ferizaj pezullon aktivitetet fetare

Published

on

 Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit korona në Kosovë,  Bashkësia Islame ka pezulluar faljen e namazit në xhami përfshirë këtu edhe xhumatë.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, Fehmi Mehmeti, tha se të pamet duhet të pezullohen, e po ashtu edhe dasmat.

“Të pamet të organizohen vetëm me rrethin e ngushtë familjarë, mos të ketë të pame siç e kemi zakon me shku kallaballëk të madh, por të organizohet vetëm me familje, gjithashtu ceremonitë e tjera martesat, fejesat, synetitë të shtyhen për një kohë të pacaktuar,  ne lusim Zotin që mos të zgjat kjo pandemi ose ose të organizohen vetëm me rrethin e ngushtë familjarë”, tha Mehmeti.

E, njëri ndër më të rrezikuarit në këtë institucion fetar po ndihet Naser Kosumi, përgjegjës i shërbimit të varrimit. Ai kërkoi nga qeveria dhe institucionet lokale që ta pajisin me mjetet e nevojshme mbrojtëse.

“Falënderojmë të gjithë që po bëjnë punën e tyre edhe mjekët edhe gazetarët, por po më duket se të rrezikuar jemi edhe ne meqenëse në vazhdimishtë bëjmë përgatitjet e rasteve që janë në komunën e Ferizajt atëherë kërkojmë nga shëndetësia që ta ketë parasysh edhe sektorin e shërbimit të varrimit të KBI-së, se po na duket që jemi të neglizhuar. Vetëm këto maska i kemi ne tash, jemi duke shkuar në një cermeoni të varrimit, edhe pse nuk është i dyshuar, por prapë frika është edhe tek ne”, tha Naser Kosumi.

Përveç të tjerave, KBI ka anuluar përkohësisht edhe organizimin e ligjëratave, tribunave, seminareve dhe takimeve të ndryshme me xhemat.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending